13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKu do të shkoni me pushime këtë verë? Ju zgjidhni destinacionin, për...

Ku do të shkoni me pushime këtë verë? Ju zgjidhni destinacionin, për gjithçka tjetër mendon SIGAL

Ku do të shkojmë me pushime? Kjo është tema e çdo bisede teksa afrojnë ditët e nxehta të verës.

Rritja e çmimeve ka ndikuar dhe në turizëm, por pavarësisht kësaj, qytetarët shqiptarë i qëndrojnë besnikë Turqisë.

Preferohet shumë Turqia, sepse ajo që duan shqiptarët është, pushime komode, ekonomike dhe të garantuara. Në qershor një familje mund të kalojë pushimet 500 euro personi, 2 fëmijët falas, paguajnë vetëm udhëtimin”, shprehet për EuroNews Aurela Baholli, operator turistik.

Por kujdes! Kur planifikoni të udhëtoni, sidomos jashtë Shqipërisë, sigurohuni më parë të keni sigurimin e duhur shëndetësor me vete.

ÇFARË MBULON “SIGURIMI SHËNDETI NË UDHËTIM” NGA SIGAL UNIQA?

Përballja me një problem shëndetësor të papritur shkakton shqetësim dhe panik, sidomos kur jemi larg shtëpisë. Pa harruar këtu edhe shpenzimet mjekësore që shpesh, në shtete të caktuara, janë shumë të kushtueshme.

Në disa raste të siguruarit kanë kaluar një situatë të paparashikuar me shëndetin e tyre jashtë vendit dhe u është dashur të paguajnë shuma marramendëse për t’u rikuperuar.

Për këtë arsye, SIGAL UNIQA sjell produktin “Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim”, i cili ju mbron financiarisht për çdo emergjencë mjekësore jashtë vendit.

Konkretisht, ky siguracion mbulon:

– Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
– Anullim Udhëtimi
– Evakuim mjekësor dhe riatdhesim
– Si dhe Emergjencat dentare

Kur nisesh me pushime dhe mbi të gjitha kur çdo gjë e ka të paguar paraprakisht mendon vetëm të kalosh bukur. Por surprizat nuk mungojnë asnjëherë.

Një shembull konkret është ai i 13-vjeçarit H.L, i cili pësoi një dëmtim teksa pushonte në një resort në Antalya të Turqisë.

Ai u transportua në një prej spitaleve më të mirë të zonës, “Özel Akdeniz Hastanesi Manavgat”. Mirëpo falë Sigurimit “Shëndet në Udhëtim” nga SIGAL UNIQA me vlerë vetëm 4 euro ai mbuloi kostot spitalore deri në 5500 euro.

“Ishim për pushime verore me familjen në një prej resorteve më të mira të Antalyas. Por teksa ishte duke luajtur djali im 13-vjeçar pësoi një aksident.

Na u desh ta çonim menjëherë në spital për shkak të një frakture në kyçin e dorës dhe mjekët e futën direkt në sallën e operacionit.

Si spital privat që ishte kostot ishin me të vërtetë të larta. Por falë sigurimit në udhëtim nga SIGAL UNIQA arriti të kurohej në një kohë rekord”, rrëfen nëna e 13-vjeçarit. 

Fatura e spitalit, e paguar nga SIGAL 

Por edhe nëse nuk zgjidhni të pushoni në Turqi, por në një prej shteteve të tjera dhe vendosni të lëvizni me automjetin tuaj, mos u shqetësoni! Edhe për këtë SIGAL UNIQA e ka një zgjidhje, “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

Ky është shërbimi më i ri i hedhur në treg nga SIGAL UNIQA, i cili ju jep mundësinë të keni gjithmonë me vete një mekanik.

Për çdo problem me automjetin tuaj, në rajon dhe në Europë, mjafton një telefonatë dhe në pak minuta “SIGAL UNIQA AutoSOS” u vjen në ndihmë menjëherë.

“SIGAL UNIQA AUTOSOS” vjen për herë të parë në Shqipëri falë bashkëpunimit me “EuropAssistance”, kompania lider në Europë që u shërben rreth 300 milionë klientëve.

Por çfarë shërbimesh ofron “SIGAL UNIQA AutoSOS”?

  1. Qendër Kontakti 24 orë të ditës në 7 ditë të javës, e cila ofron shërbim informacioni dhe organizimin e shërbimeve të ndihmës. Këshilla teknike për mjetin, vendndodhjen e serviseve apo adresa te tjera te domosdoshme ne rast emergjence
  2. Shërbim karroatreci
  3. Riparim në vend
  4. Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
  5. Parkim
  1. Akomodimi në hotel
  1. Riatdhesim ose vazhdim i udhetimit drejt destinacionit

Ky lloj shërbimi mundësohet për periudha 1 mujore ose 1-vjeçare në varësi të nevojave të klientit. Ndërsa SIGAL UNIQA Group Austria  e ofron këtë shërbim FALAS për klientët e saj, në rastet kur blejnë pranë SIGAL-it Siguracionin Karton Jeshil apo KASKO me mbulim për jashtë Shqipërisë.

Përveç Siguracionit “Shëndet në Udhëtim” dhe Shërbimit të Asistencës Rrugore, SIGAL UNIQA Group Austria ju ofron mundësinë të keni mjekun me vete, 24 orë të ditës, edhe kur jeni jashtë Shqipërisë. Kjo bëhet e mundur falë “TeleShëndet”.

“Shërbimin “TeleShëndet” ju mund ta përdorni edhe gjatë udhëtimit dhe qëndrimit jashtë vendit, mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekun 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë me dikë të specializuar, çka na rezulton të jenë situatat më të shpeshta të të siguruarëve tanë (psh një temperaturë, alergji) mos shpenzoni dhe harxhoni kohë të gjeni një mjek në shtet ku nuk orientoheni dot. Aktivizoni Teleshëndet ashtu siç aktivizoni shërbimin Roaming dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor në rast nevoje.

SIGAL UNIQA ofron mundësi të reja aty ku të tjerët nuk i shohin, ndaj është gjithmonë një hap përpara. E para në ofrimin e produkteve novatore, të thjeshta, të shpejta dhe pa asnjë kosto shtesë. Qëllimi i kompanisë është të përmirësojë shërbimin ndaj klientëve duke u reduktuar atyre kohë dhe kosto.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

Për çdo pyetje që mund të keni, kontaktoni në:

Whatsapp: +355 68 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat