24.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTunizi: Siguruesit rrisin ndërgjegjësimin për riskun nga zjarri

Tunizi: Siguruesit rrisin ndërgjegjësimin për riskun nga zjarri

Industria e sigurimeve në Tunizi për sigurimin nga zjarri pagoi 8 milionë dollar dëme në 2015 ndërsa në vitin 2022 shuma e dëmshpërblimeve arriti në 35 milionë dollarë.

Kjo do të thotë një rritje mesatare mbi 30% në vit, sipas një deklarate të lëshuar nga Federata Tuniziane e Shoqëritë e Sigurimeve (FTUSA).

LEXO EDHEVapë përvëluese dhe zjarre… Si të mbroni shtëpinë, biznesin apo makinën tuaj

Lidhur me këtë, FTUSA njoftoi se do të organizojë një ditë sensibilizimi me temën: “Parandalimi ndaj rrezikut nga zjarri: të gjithë të interesuarit… të gjithë të përfshirë”.

Federata do të prezantojë gjendjen e rrezikut nga zjarri, veçanërisht në sektorët e bujqësisë dhe industrisë.

Përveç zjarreve që shpërthejnë në tokat bujqësore dhe në zonat industriale, ka shqetësim edhe për zjarret në pyje.

Në pritje të verës dhe valëve të saj të të nxehtit, të shoqëruara shpesh me zjarre pyjore, Observatori Kombëtar Bujqësor (ONAGRI) ka publikuar statistika që tregojnë rritje të numrit të zjarreve dhe humbjeve që ato kanë shkaktuar.

Sipërfaqja e pyjeve të djegura u rrit nga 2000 hektarë në vitin 2011 në 25000 hektarë në vitin 2021. Të dhënat e siguruara nga ONAGRI tregojnë gjithashtu se gjatë periudhës 1956-2010 numri mesatar vjetor i zjarreve ishte 107 me pasojë humbjen e 1300 hektarë në vit. Kjo mesatare është rritur gjatë periudhës 2011-2020, në 198 zjarre me humbje prej 3000 hektarësh në vit.

LEXO EDHEZjarret, sa e përgatitur është Shqipëria? Konkluzionet e raportit diagnostikues të emergjencave

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat