20.5 C
Tirana
Tuesday, August 16, 2022
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidenti në aksin Rrogozhinë-Peqin i mori jetën 27-vjeçarit, arrestohet drejtuesi i kamionit

Aksidenti në aksin Rrogozhinë-Peqin i mori jetën 27-vjeçarit, arrestohet drejtuesi i kamionit

Drejtuesi i kamionit, 49-vjeçari me iniciale I.M është arrestuar pas aksidentit të regjistruar dje në aksin Rrogozhinë- Peqin, ku një makinë tip “Benz” ka përfunduar nën gomat e një kamioni.

Nga përplasja e fortë e dy mjeteve ka ndërruar jetë në vend, drejtuesi i mjetit “Benz”, 27-vjeçari, Festim Meqi.

Aksidenti i frikshëm u regjistrua paraditen e ditës së djeshme në zonën e njohur si ‘Bishti i Zhurit’ ku makina tip “Mercedes Benz” që drejtohej nga viktima u përplas kokë më kokë me mjetin e tonazhit të rëndë.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin I. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet kamion është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. M., 27 vjeç, dhe si pasojë e aksidentit 27-vjeçari ka humbur jetën”.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat