13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreÇfarë është Sigurimi i Eventeve?

Çfarë është Sigurimi i Eventeve?

Sigurimi i Eventeve mbulon shpenzimet nëse ju jeni përgjegjës për një dëm material apo shëndetësor që shkaktohet gjatë zhvillimit të eventit.

Është një policë sigurimi që mbron investimin tuaj të një eventi specifik.

A më nevojitet sigurimi i eventeve?

Gjatë zhvillimit të eventeve të ndryshme, kërkohet që ju të blini Sigurimin e Eventeve për të mbrojtur pronën ku do të zhvillohet eventi nga dëmtimet, si edhe për reduktimin e përgjegjësive të tyre nëse dikush lëndohet apo dëmtohet si pasojë e eventit.

Sa kushton sigurimi i eventeve?

Kostot e mbulimit të eventeve variojnë bazuar në mbulimin që ju do të zgjidhni, numrin e pjesëmarrësve, kohëzgjatjen, Limitin e Përgjegjësisë dhe vendndodhjen e eventit.

Megjithatë, kostot minimale dhe maksimale janë si më poshtë:

  • Sigurimi i Përgjegjësisë kushton nga 0,25% – 0,5% e Limitit të Përgjegjësisë së siguruar.
  • Sigurimi i aksidenteve të Punonjësve kushton nga 1,000 Lekë – 2,500 Lekë për çdo punonjës.
  • Sigurimi i pajisjeve të eventit brenda ambienteve të eventit kushton nga 0,1%-0,25% e vlerës së pajsjeve.
  • Sigurimi i Mallit në Transport kushton nga 0,1%-0,35% e vlerës së mallit që transportohet.

Çfarë mbulon sigurimi i eventeve?

Ndonëse, Sigurimi i Eventeve është një zgjedhje e famshme për dasmat, festat e ditëlindjeve,  baby-showers, takimet e mëdha, festivalet, koncertet etj., bazuar në llojin e eventit që ju keni zgjedhur që të siguroni, mbulimi ofrohet për:

Përgjegjësitë: Nëse dikush lëndohet apo dëmtohet për shkak të eventit tuaj apo prona e tyre dëmtohet nga eventi juaj, me mbulimin e eventeve ju do të jeni financiarisht të mbrojtur nga pasojat financiare që mund të rrjedhin si pasojë e përgjegjësive tuaja.

Sigurimi i Aksidenteve personale të punonjësve që organizojnë eventin. Nëse ndonjë nga punonjësit tuaj lëndohet apo dëmtohet gjate eventit tuaj, me mbulimin e aksidenteve personale ata do të jenë financiarisht të mbrojtur nga pasojat financiare që mund të rrjedhin si pasojë e kësaj ngjarje.

Sigurimi i pajsjeve të eventit: Nëse pajsjet e eventit dëmtohen aksidentalisht nga zjarri, stuhia, përmbytja etj, atëherë me ketë policë sigurimi ju rikthehet çdo gjë siç ishte më parë nga ana e Siguruesit.

Sigurimi i Mallit në Transport: Nëse mallrat dhe pajisjet e eventit do të duhet t’i transportoni nga një vend tek eventi dhe anasjelltas, atëherë ju nevojitet mbulimi në sigurim nga të gjitha rreziqet gjatë transportit.

Çfarë nuk mbulon sigurimi i eventeve?

  • Eventet e aktivistëve, të tilla si protestat apo grevat;
  • Eventet sportive që përfshijnë garat me motorr apo mjete te tjera;
  • Anullimin e eventit si pasojë e kushteve atmosferike etj;
  • Pandemitë;
  • Luftërat.

Si ta blini sigurimin e eventeve?

Merr një ofertë tani në:

e-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 60 62 829

LEXO EDHEUnike në produkte e gjithmonë pranë klientëve/ SIGAL UNIQA mbetet në majën e tregut të sigurimeve

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat