10.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJanar-Shkurt/ 184 aksidente rrugore dhe 32 viktima. Qarqet më problematike

Janar-Shkurt/ 184 aksidente rrugore dhe 32 viktima. Qarqet më problematike

Aksidentet rrugore vijojnë të jenë një problem i vazhdueshëm.

Sipas INSTAT, gjatë muajit shkurt janë regjistruar 77 aksidente rrugore, ndërsa në periudhën janar-shkurt numërohen 184 aksidente rrugore nga 204 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Shkurt 2022, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 100 persona nga 103 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë.

Në dymujorin e parë të vitit 2022, numri i të aksidentuarve është 247 persona nga 268 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

LEXO EDHESiguracioni që duam/ Shqiptarët i besojnë automjetin SIGAL UNIQA-s, dëme të paguara si asnjë tjetër

Në muajin Shkurt 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 16 persona, nga 18 persona të vdekur në Shkurt 2021.

Në dymujorin e parë të vitit 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 32 persona nga 40 persona të vdekur në dymujorin e parë të vitit 2021.

Në muajin Shkurt 2022, aksidentet rrugore, në 88,3% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 35-44 vjeç, duke zënë 23,4% të numrit të aksidenteve gjithsej. A

Në dymujorin e parë të vitit 2022, aksidentet rrugore, në 11,7% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

LEXO EDHE: Më të mirët në treg/ Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s, rritje e dëmeve të paguara

Siç shihet edhe në tabelën e mëposhtme, qarqet më problematike mbeten Tirana, Lezha, Durrësi, Fieri dhe Elbasani. Ndërsa qarku që nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga aksidentet rrugore për periudhën janar-shkurt 2022 është Gjirokastra.

LEXO EDHE: VIDEO/ Mos u bëni si Dori i Fiksit, blini siguracionin KASKO dhe për makinën tuaj mendon SIGAL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat