Një i mitur është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Hamil-Dërmënas në Fier.
Mësohet se viktima është një 15-vjeçar, i cili po udhëtonte me biçikletë kur është përplasur nga makina.
Aksidenti ndodhi rreth orës 22:00 mbrëmjen e së enjtes, ndërsa disa orë më vonë, në orën 02:00 të mëngjesit të së premtes, i mituri ndërroi jetë në Spitalin e Fierit.
Drejtuesi i automjetit, E.B. 29 vjeç fillimisht u largua nga vendngjarja pas aksidentit, por u arrestua disa orë më vonë.
Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit.