2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbrojtja Civile/ KLSH: Dokumentet strategjike ende të papërditësuar, bashkitë me zjarrfikëse të...

Mbrojtja Civile/ KLSH: Dokumentet strategjike ende të papërditësuar, bashkitë me zjarrfikëse të viteve ‘60

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se ligji “Për mbrojtjen civile” i miratuar në vitin 2019 është ende i paplotësuar me aktet ligjore të nevojshme ndërkohë që nuk ka një dokument strategjik mbi emergjencat pasi ai në fuqi është i vitit 2004.

Institucionet e ngarkuara me ligj për emergjencat civile për 17 vite, periudha viti 2004 deri më datë 10.12.2021 që përfundoi auditimi, nuk kanë arritur të përditësojnë dokumentet strategjike për reagim dhe menaxhim të situatave emergjente. Këto dokumente nuk janë përditësuar që nga viti 2004 dhe të njëjtat vazhdojnë të përdoren edhe sot. Dokumenti Strategjik i Emergjencave Civile të Shqipërisë deri në miratimin e dokumentit të ri mbetet me dokumentin e vitit 2004, i cili nuk pasqyron rrethana te reja në fushën menaxhimit të emergjencave, përfshirë edhe Ligjin nr. 45/2019, “Për mbrojtjen civile”, thuhet në auditim.

Kjo nuk është hera e parë kur Mbrojtja Civile dhe mënyra sesi reagohet është vënë në fokus. Edhe në vitin 2019 kur ndodhi tërmeti i nëntorit apo rasti i zjarreve një vit më parë.

LEXO EDHETë parët në Europë, Shqipëria më e ekspozuara ndaj katastrofave

Madje, për këta të fundit KLSH ka marrë në analizë kapacitetin njerëzor dhe teknik për t’ju përgjigjur nevojave dhe rezulton që edhe pse shumica e bashkive kanë zjarrfikëse dhe në gjendje pune disa prej tyre janë tejet të vjetërsuara.

Mjetet në disa raste rezultojnë të viteve ’60. Ndërkohë është sjellë në vëmendje edhe mungesa e helikopterëve.

Niveli qendror dhe lokal nuk ka burimet njerëzore dhe teknike të mjaftueshme për reagim ndaj situatave emergjente/zjarret. Nga 61 Bashki në shkallë Republike, janë marrë të dhëna në 55 prej tyre, në të cilat raportohen 152 zjarrfikëse. Nga këto 131 në gjendje pune, 8 me defekte të vogla, 3 me defekte të konsiderueshme, 10 jashtë përdorimit dhe 36 të pa targuara (pa dokumentacion). Shumë nga zjarrfikëset në dispozicion janë të vjetruara (disa që datojnë nga vitet gjashtëdhjetë), janë në gjendje të keqe dhe nuk janë të ndërveprueshme sepse janë dhuruar nga vende të ndryshme”, vlerëson KLSH.

Ministria e Mbrojtjes nga 4 helikopter gjithsej që ka për emergjencat civile (zjarret), ka në gjendje operacionale vetëm një helikopter të gatshëm, i cili është përdorur gjatë operacioneve të shuarjes së zjarreve të rëna në vendin tonë gjatë verës së këtij viti.

Audituesit kanë konstatuar gjithashtu se nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, nuk janë përdorur Kapacitetet e Paralajmërimit të hershëm.

Deri më datë 10.12.2021 që përfundoi auditimi, nuk është realizuar (është në proces) rehabilitimi i stacioneve hidrometeorologjike të cilat janë në pronësi të AKMC-së, që do të përdoren për detyra operacionale nga IGJEO. Njëkohësisht numri i vrojtuesve dhe sinjalizuesve të kontraktura nga njësitë vendore është në nivel të kufizuar”, thuhet në auditim.

LEXO EDHEStina e verës dhe rreziku nga zjarret/ Mos bëni kompromise me pronën tuaj. Siguroheni në SIGAL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat