2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEksperiencë rrugore shqiptare/ Sinjalistika në shumicën e rasteve të rrezikon, nuk të...

Eksperiencë rrugore shqiptare/ Sinjalistika në shumicën e rasteve të rrezikon, nuk të mbron

Nga Fatmir Gjoni 

Ngaqë shteti shqiptar ka marrë vrull “të kulturojë” popullin e vet nëpërmjet gjobave duke u fshehur pas ferrave, që tani thirren “makina inteligjente” , thashë po bëj një eksperiement. Nga Durrësi deri në Fier vendosa të ndjek 100% sinjalistikën rrugore ashtu siç është.

Fillova që kur lashë autostradën Tiranë-Durrës dhe merr drejtimin për jug të Shqipërisë. Tek mbikalimi i Shkozetit ka 3 tabela ne 100 metra rrugë të drejtë me 40 km/orë – 60 km – 40 km. Të bësh të tilla manovrash në kaq metra është çmenduri. Por e kërkon shteti. Kjo vazhdon kështu deri tek semafori i unazës Durrës ka janë dy tabela 40 km- 20 km. Fiks me 20 km/ore. Pas semaforit vazhdon 40 – 60 – 60 derisa hyn ne autostraden e plepave me 90. Pastaj 1.5 km e prej aty është 90 – 70- 50 prej karburant Iliria. Pastaj vazhdon 90- 80 tek dalja per Malin e Robit. Pastaj 90 -80 kryqëzimi i Kavajës.

LEXO EDHEAksidentet rrugore si bilanc lufte/ Shkaktarët, “njerëzit më me fat”

Çuditërisht pas kryqëzimit të Kavajës rruga e drejtë vazhdon me 60 km/ore (rruga e drejte deri tek kthesa per plazhin e gjeneralit). Pastaj po prapë çuditërisht del 80 -70 tek Gega oil Kavaje (mendo pak që deri aty tabela pararendese te thote te ecesh me 60 km/ore). Pas karburantit vazhdon me 90 dhe ulet pas nje kthese 50 km prej Eurodrinit. Pastaj vazhdon me 90. Ulet ne 60-40 tek rrethrrotullimi i Rrogozhinës. Më pas nuk ka tabele deri tek rrethrrotullimi Divjakë (që do të thotë që duhet të ecësh me 40 km/orë prej Rrogozhine deri në kryqëzimin e Divjakës, ose përafërsisht pë 2 km. Pastaj aty tek vendi që quhet Pilo Lala, rreth 100 metra para kryqezimit te Divjakës dalin tabelat 60- 40-30. Pastaj del 90. Ulet me 60 prej Bolv oil dhe s’ka tabele tjeter per me shume se 2km. Pastaj del prapë 90 dhe per 500 metra, tek rrethrrotullimi i Grabjanit behet 60 -40. Ska tabele per 1.5 km (edhe nje rruge tjeter qe duhet te ecesh me 40 km/ore ne autostrade) pastaj del 90.

Pa ecur akoma mire del tabela 60 -40 në një largësi prej më shumë se 1 km para rrethrrotullimit të Lushnjës. Prej aty deri tek rrethrrotullimi i Beratit , ose unaza e jashtme e Lushnjës, vazhdohet me 60 km/ore edhe pse prapë autostradë. Për çudi në mes të rrugës ka dy tabela, ku njëra të thotë të ecësh me 60 dhe tjetra me 90 ?! Po prapë për çudi i gjithë aksi i krahut tjetër (kthimi për Tiranë) e ka me 90 km. Tek rrethrrotullimi i Berat/lushnje behet 60- 40. Pastaj fillon me 90. Pastaj as per 1 km, behet 60 – 40 tek kryqëzimi i karburant Krasniqi. Pastaj vazhdon me 60 dhe me pas ka një tabele me 30km/ore per 2-3 km deri tek karburant Joti ( edhe pse autostrade- imagjinoni të ecni me 30 km/ orë për 3 km në rrugë nacionale pa qytet e ndërtesa).

Pas Karburant Joti del 90 km per 500 metra pastaj ka kryqezim per fshatin Kemishtaj me 60- 40. Pas kryqëzimit ose tabeles se fundit nuk ka më sinjalistikë deri në Kolonjë. Domethënë që deri në Kolonjë duhet të ecësh me 40 km/ orë. Të paktën nja 5 km. Vetëm një tabelë e Deutchcolor që thotë 90 km/orë diku në mes, por realisht nuk ka tabele tjetër. Pastaj tek rrethrrotullimi i Kolonjës kemi 60- 40 -20. Fiks me 20 km/ore. Pastaj prape pas rrethrrotullimit vazhdon me 20 pastaj per 50 metra del me 90 km ore. Pastaj as per 200 metra del 60 -40 prej nje gomisterie qe eshte ne rruge. Pastaj s’ka tabele deri tek kryqëzimi i Vërrit ose për gati 2-3 km. Ndërkohë që është supozuar të vish me 40 km/orë, tek kryqëzimi i Vërrit dalin 2 tabela 60-40 km. Faktikisht deri këtu mbajta shënim.

Në total:

– 70 km i kam bërë për 1 orë e 12 minuta

– jam parakaluar nga 116 makina, fugona e kamiona. Me pak fjalë jam parakaluar nga çdo makinë që ka lëvizur në atë aks. Kam parakaluar vetëm një fugon i cili po merrte pasagjerë në autostradë (super e rrezikshme).

– për shkak të respektimit të sinjalistikës kam rrezikuar te goditem mbi 2-3 herë pasi me 20 dhe 30 km orë realisht makina dukej e fikur dhe makinat e tjera nuk e kuptonin dot shpejtësinë time. U ndjeva njësoj si ato karrocat me kuaj që dalin në rrugë. Dhe të mendosh që nga Durresi në Fier është njëra nga rrugët më të mira e më “të sakta” në Shqipëri.

Unë e respektova sinjalistikën sot, por di të them që nëse të gjithë do i referoheshin sinjalistikes rrugët e Shqipërisë do ishin një kaos total. Realisht, në 70 km rrugë nuk jam ndjerë që kam respektuar ligjin, por se kam vënë në rrezik jetët e të tjerëve pasi sinjalistika në shumicë e rasteve nuk mbrojnë por rrezikojnë. Tabela karburantesh, restorantesh e gomisterish që limitizojnë qarkullimin e akseve kombëtare vetëm për t’i shërbyer interesave të dikujt. Më thoni një vend të botës ku qarkullimi kombëtar limitizohet në shpejtësi prej një karburanti apo gomisterie?!

Mungese e theksuar sinjalistike në vazhdimësi. Në një pjesë më të madhe te asaj rruge duhet të ecësh me 40 km/ore kur realisht infrastruktura e lejon per 90 km/ore por tabelat jo. Ne disa rruge është e gabuar edhe te jete 90 km/ore pasi disa segmente i kane standardet edhe per 110 km/ore.

Me këtë eksperiencën e sotme di të them që Shqipëria është dhimbje, stres, çmenduri e padrejtësi në çdo centimetër të saj. Bashkarisht e kemi krijuar për të çmendur njëri-tjetrin. Nëse ndjek ligjet dhe rregullat e shtetit shqiptar çmendesh. Sepse këtë vend e kanë drejtuar, ndërtuar, dhunuar e përdhunuar njerëz të çmendur. Të gjithë rrezikohemi nga një shtet i mbrapshtë.

EKSPERIMENTOVA E FOLA, SEPSE ASKUSH NUK FLET!

LEXO EDHEAksidentet/ 200 pacientë në ditë paraqiten në Spitalin e Traumës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat