-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëri, vdekjet po kalojnë numrin e lindjeve

Shqipëri, vdekjet po kalojnë numrin e lindjeve

Përveç Tiranës dhe Kukësit, në qarqet e tjera të Shqipërisë vdekjet po kalojnë numrin e lindjeve.

Nga viti në vit Shqipëria po regjistron shifra të ulta lindjesh duke sjellë një tkurrje të popullsisë shqiptare.

Trend ky që është konfirmuar edhe për 3-mujorin e parë të 2022.

Sipas të dhënave të INSTAT, në rang kombëtar lindjet janë ulur me 4.2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shtesa natyrore e popullsisë në 3-mujorin e parë 2022 tregon se janë1.882 vdekje më shumë se sa lindje.

Sipas të dhënave nga 6.056 lindje tre muajt e parë të këtij viti, 2194  janë regjistruar vetëm në Tiranë, ndërkohë që qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 106 lindje në total.

Ajo që vihet re është se edhe vdekjet në rang vendi janë ulur. Të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me 3-mujorin e parë 2021, kur ishte edhe kulmi i pandemisë.

Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 146 humbje jete, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.991 të tilla, kjo për shkak të numrit më të madh të popullsisë.

LEXO EDHEArka e pensioneve në rrezik, stoku i borxhit arriti 144 mln euro

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat