15.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetArka e pensioneve në rrezik, stoku i borxhit arriti 144 mln euro

Arka e pensioneve në rrezik, stoku i borxhit arriti 144 mln euro

Stoku i borxhit për sigurimet e papaguara shoqërore arriti në 17,7 miliardë (144 mln euro) në fund të vitit 2021 me një zgjerim 4.1% në raport me fundin e vitit 2020, raportoi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Nga viti 2018 në vitin 2021 borxhi ndaj sigurimeve është zgjeruar me 3,9 miliardë lekë, rreth 28.8%.

Detyrimet në këtë zë mjaft sensitiv, përveçse po rriten me shpejtësi rrezikojnë të jenë një plagë e thellë sociale në vitet në vijim, pasi do të privojë punonjësit e sotëm nga pensioni i nesërm.

Nëse kjo shumë do të ishte derdhur në arkën e sigurimeve shoqërore do të ishte e mjaftueshme për indeksimin e pensioneve me inflacionin së paku 5 vitet në vijim.

Numri i debitorëve dhe shuma e detyrimeve të papaguara ndaj sigurimeve shoqërore po rritet ndjeshëm nga vitit në vit, megjithë masat shtrënguese në legjislacion pas shuarjes së detyrimeve në vitin 2014.

LEXO EDHE: Kreu i Sigurimeve Shoqërore thirrje qytetarëve: Investoni në Fondet Private që të keni dy pensione në pleqëri

Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një inspektimi në skemën publike të pensioneve gjeti se, rritja e detyrimeve në vitin 2020 ishte sa 75% e deficitit të skemës së pensionit të qytetit me një zgjerim 5% në krahasim me vitin 2019.

Të dhënat tregojnë se 94% të detyrimeve ndaj ISSH zotërohen nga sektori privat dhe kryesisht biznesit i madh me mbi 63% të shumës dhe pjesë tjetër nga biznesi i vogël. Entet publike zotërojnë rreth 6% të totalit të detyrimeve.

Detyrimet e akumuluara, të cilat duhet të shkonin për llogari të arkës së Sigurimeve Shoqërore kanë krijuar efekte negative të shumëfishta.

Në kushtet e mospagesës së sigurimeve buxheti i shtetit duhet të subvencionojë nga taksat e përbashkëta skemën e pensioneve për të kryer pagesat për përfituesit aktualë. Të ardhurat nga kontributet shënuan rritje me 13.6% më 2021 dhe shpenzimet u rriten me 10.5%, për rrjedhojë deficiti i skemës u thellua dhe subvencioni nga buxheti i shtetit u rrit.

Financimi i skemës publike të pensioneve nga buxheti i shtetit gjatë vitit 2021 ishte 53 miliardë lekë me një rritje vjetore 5% sipas të dhënave nga Ministria e Financave.

Shpenzimet në vlerë për sigurimet shoqërore po rriten më shpejt se të ardhurat nga sigurimet, ndërkohë që presionet për rritje të shpenzimeve në vitet në vijim po shtohen nga plakja e popullsisë.

Gjatë periudhës 2010-2020 përfituesit në skemën e pensioneve u rriten me 22%, por ndërkohë pagesat pensioni mesatar për një pensionist është në rënie.

Në dekadat në vijim popullsia e moshuar rrezikon të përfundojë në varfri të thellë nga defektet në tregun e punës dhe grumbullimi i dobët të ardhurave nga kontributet.

/Monitor

LEXO EDHE: Koha që qytetarët në Shqipëri të shohin Fondet Private si e vetmja zgjidhje për rritjen e pensioneve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat