Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Plasë të Maliqit.
Dy makina mendohet se janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në kanal.
Katër persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre raportohet se është në gjendje të rëndë.
Policia ende nuk ka zbardhur shkaqet e aksidentit në këtë aks rrugor, që është tërësisht në errësirë dhe pa ndriçim.