15.5 C
Tirana
Tuesday, April 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi i Përgjegjësisë Profesionale/ Të gabosh është njerëzore, të sigurohesh është fisnike

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale/ Të gabosh është njerëzore, të sigurohesh është fisnike

Gabimi është njerëzor. Madje edhe profesionistëve më të mirë iu ndodh të gabojnë.

Ka gabime që kalohen shpejt. Por ka edhe gabime që na kushtojnë shtrenjtë. Edhe financiarisht. Ndaj kompanitë e sigurimeve, mes shumë produkteve që ofrojnë, kanë edhe një produkt që i dedikohet pikërisht “gabimeve njerëzore” dhe që është Sigurimi i përgjegjësisë Profesionale.

Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve si pasoje e neglizhences gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve.

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale luan një rol të rëndesishëm në ekonomi dhe shoqëri. Ai i mbron individët dhe kompanitë nga humbjet që mund të mos jenë në gjendje t’i paguajnë duke siguruar një mekanizëm, përmes të cilit palët e treta përfitojnë kompensim për dëmet që u janë shkaktuar.

Ky është një siguracion, i hartuar veçanërisht për profesione si:

Arkitektët dhe inxhinierët

Noterët

Mjekët

Vlerësuesit e pasurive të paluajtshme

Agjentët e sigurimit dhe këshilltarët e investimeve

Avokatët

Profesionet e reja në të cilat përfshihen: konsulentët e publicitetit, bizneset e teknologjisë së informacionit, media dhe bizneset e telekomunikacionit, terapisë aromatike, refleksikologjistët, konsulentë fitnesi, trajnues privat e të tjerë të këtij lloji.

Sa kushton?

Tarifat për këtë sigurim varen nga një numër faktorësh, duke përfshirë kufirin e dëmshpërblimit që do të sigurohet, masa dhe qëllimi i biznesit ose praktika dhe shkalla e rrezikut që lidhet me aktivitetet e tij.

Nëse do të marrim një tarifë mesatare për këtë sigurim mund të themi se është 2% e te ardhurave totale te biznesit qe ushtron klienti ose duke filluar nga 0.4% e shumës së siguruar.

Duaje profesionin tënd por edhe siguroje atë…

Për më shumë informacion:

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: +355 68 606 2829

LEXO EDHESigurimet e Jo-Jetës/ SIGAL UNIQA vijon kryesimin e tregut, dëmet e paguara pësojnë rritje

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat