15.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMë të pasurit në botë/ Elon Musk për herë të parë në...

Më të pasurit në botë/ Elon Musk për herë të parë në krye të klasifikimit

Lufta, pandemia dhe bursat në rënie kanë ndikuar në pasurinë e shumë prej njerëzve më të pasur të planetit këtë vit.

Revista Forbes identifikoi 2.668 miliarderë në të gjithë botën në klasifikimin (i 36-ti) e përvitshëm të miliarderëve për vitin 2022, në rënie nga rekordi prej 2.775 vitin e kaluar.

Në total, pasuria e tyre arrin në 12.7 trilionë dollarë, në rënie nga rekordi prej 13.1 trilionë dollarësh në klasifikimin e vitit 2021.

Në total, 329 persona kanë dalë nga klasifikimi i miliarderëve të këtij viti, më shumë se nga kriza financiare e vitit 2009. Kjo përfshin 169 “mrekullitë e një viti”, hyrjet e reja në klasifikimin e vitit 2021, në mesin e të cilëve Whitney Wolfe Herd të Bumble dhe John Foley të Peloton, të cilët hynë një vit më parë, ndërsa këtë vit kanë dalë prej tij.

Megjithatë, në klasifikim spikasin 236 hyrje të reja, mes të cilëve këngëtarja pop Rihanna, regjisori i “Lord of the Rings”, Peter Jackson dhe venture capitalist, Josh Kushner.

Barbados, Bullgaria, Estonia dhe Uruguai kanë fituar miliarderët e tyre të parë. E me gjithë vitin e paqëndrueshëm, 1.050 miliarderë janë më të pasur se një vit më parë.

Megjithatë, askush nuk është pasuruar më shumë se Elon Musk, i cili kryeson klasifikimin e miliarderëve më të pasur në botë për herë të parë. Duke nisur nga 11 marsi, kur përcaktuam vlerat neto, pasuria e Musk ishte rreth 219 miliardë dollarë.

Musk lë pas Jeff Bezos, i cili zbriti në vendin e dytë për herë të parë në katër vjet, për shkak të rënies me 3% të aksioneve të Amazon dhe rritjes së donacioneve për bamirësi, duke e pakësuar pasurinë e tij me 6 miliardë dollarë.

Miliarderi francez, Bernard Arnault, pasuria e të cilit është rritur me 8 miliardë dollarë në vitin e fundit, mbetet në vendin e tretë të klasifikimit të njerëzve më të pasur në botë.

“Top 5” plotësohet nga Bill Gates dhe Warren Buffett.

Në klasifikimin e këtij viti numërohen 86 miliarderë më pak se 40 vjeç. Ndër hyrjet e reja janë Melanie Perkins, 34 vjeçe, bashkëthemeluese dhe CEO e platformës së projektimit grafik Canva dhe Vlad Yatsenko, 38 vjeç, bashkëthemelues dhe chief technology officer i bankës dixhitale Revolut.

E dhëna më interesante është se janë 12 miliarderë “nën 30 vjeç” që kanë hyrë në klasifikimin e këtij viti. Ndër ta spikat miliarderi më i ri në botë, 19-vjeçari trashëgimtar i zinxhirit gjerman të farmacive, Kevin David Lehmann, dhe Gary Wang, 28 vjeç, bashkëthemelues amerikan i platformës Exchange të kriptovalutave FTX, me seli në Bahamas. Bëhet fjalë për një prej 19 miliarderëve që janë pasuruar falë blockchain dhe kriptovalutave.

Vendet me më shumë miliarderë

Edhe këtë vit, Shtetet e Bashkuara numërojnë më shumë miliarderë se çdo vend tjetër: 735 (në rritje krahasuar me 724 në vitin 2021).

Kina renditet e dyta, me 607 miliarderë (duke përfshirë Hong Kongun dhe Makaon), ndjekur nga India (166), Gjermania (134) dhe Rusia (83).

Mukesh Ambani në Indi mbetet njeriu më i pasur në Azi, pasuria e të cilit vlerësohet në 90.7 miliardë dollarë. Ai ruan vendin e dhjetë në renditje dhe lë pas, me pak diferencë, Gautam Adani, pasuria e të cilit këtë vit është rritur me thuajse 40 miliardë dollarë, duke arritur në rreth 90 miliardë dollarë, falë rritjes së aksioneve të shoqërisë së tij në bursë.

Rëniet më të rëndësishme regjistrohen në Rusi dhe Kinë. Pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin si dhe sanksionet më pas tronditën tregun rus të aksioneve dhe Rublën, duke shkaktuar daljen nga klasifikimi të 34 miliarderëve rusë.

Ndër të tjera, pasuria e 83 rusëve që kanë ruajtur statusin e tyre prej miliarderi ka mbetur në përgjithësi e pandryshuar ose u reduktua krahasuar me vitin 2021.

10 NJERËZIT MË TË PASUR NË BOTË

1.

Elon Musk

Pasuria: $219 miliardë

Burimi i pasurisë: Tesla, SpaceX

Selia: Austin, Teksas

2.

Jeff Bezos

Pasuria: $171 miliardë

Burimi i pasurisë: Amazon

Selia: Seattle, Washington

3.

Bernard Arnault & family

Pasuria: $158 miliardë

Burimi i pasurisë: LVMH

Selia: Paris, Francë

4.

Bill Gates

Pasuria: $129 miliardë

Burimi i pasurisë: Microsoft

Selia: Medina, Uashington

5.

Warren Buffett

Pasuria: $118 miliardë

Burimi i pasurisë: Berkshire Hathaway

Selia: Omaha, Nebraska

6.

Larry Page

Pasuria: $111 miliardë

Burimi i pasurisë: Google

Selia: Palo Alto, Kaliforni

7.

Sergey Brin

Pasuria: $107 miliardë

Burimi i pasurisë: Google

Selia: Los Altos, Kaliforni

8.

Larry Ellison

Pasuria: $106 miliardë

Burimi i pasurisë: software

Selia: Lanai, Hawaii

9.

Steve Ballmer

Pasuria: $91.4 miliardë

Burimi i pasurisë: Microsoft

Selia: Hunts Point, Uashington

10.

Mukesh Ambani

Pasuria: $90.7 miliardë

Burimi i pasurisë: diversified

Selia: Mumbai, Indi

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat