8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSiguracionet e makinës/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA e para në prime...

Siguracionet e makinës/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA e para në prime dhe në dëme të paguara

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) ka publikuar raportin e 11-mujorit, janar-nëntor, për tregun e sigurimeve.

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-nëntor 2021 kapën vlerën 17,370 milionë lekë, ose 17.59% më shumë se në janar-nëntor 2020, raporton AMF.

Ndërkohë, gjatë së njëjtën periudhë numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,055,799 me një rritje prej 23.12% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-nëntor 2021 arritën rreth 10,681 milionë lekë, ose 13.71 % më shumë se në periudhën janar-nëntor 2020.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-nëntor 2021, pati një rritje prej 9.05% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 11.16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Siç shihet qartë në grafiqet e AMF, kompania lider në tregun e sigurimeve sa i përket sigurimit të automjeteve mbetet SIGAL UNIQA Group Austria, si për primet e shkruara ashtu edhe për dëmet e paguara.

Edhe produkti Karton Jeshil në periudhën janar-nëntor 2021 pati një rritje prej 30.35% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 62.71% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2020.

Këtu, gjithashtu shihet dominanca e SIGAL UNIQA, sidomos në pagimin e dëmeve që krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë më shumë se dyfishuar.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-nëntor 2021, pati një rritje 132.07% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-nëntor 2020. Edhe numri i kontratave u rrit me 158.47%.

Lexo edhe: Qershia mbi tortë/ Oferta e SIGAL UNIQA: Përfito dyfish nga Sigurimi i Makinës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat