11.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetInvestimet e huaja në Shqipëri/ Rritet Italia, nuk mungon as Austria

Investimet e huaja në Shqipëri/ Rritet Italia, nuk mungon as Austria

Pjesa më e madhe e investimeve të huaja direkte në 3-mujorin e tretë të vitit erdhën nga Italia.

Të dhënat e bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet italiane arritën vlerën e 42 milionë eurove, 7.8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për të gjithë 9-mujorin, investimet italiane arritën në 103 milionë euro, me rritje vjetore prej 9.6%.

Italia ka marrë vendin e dytë mes investitorëve të huaj në Shqipëri gjatë këtij viti.

Vendin e parë, megjithatë, vazhdon ta mbajë me diferencë të konsiderueshme Hollanda. Për të gjithë 9-mujorin e parë të vitit, investimet hollandeze kishin vlerën e 139 milionë euro, 21% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithëse kanë pësuar rënie krahasuar me vitin 2020, investimet hollandeze përbëjnë pothuajse 20% të investimeve të huaja direkte për këtë vit.

Vetëm për tremujorin e tretë, investimet nga kompani me aksionerë të regjistruar në Hollandë arritën vlerën e 35 milionë eurove, 15% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Arsyeja kryesore e kryesimit të Hollandës në renditjen e investitorëve të huaj gjatë viteve të fundit është fakti se Hollanda është një nga juridiksionet europiane ku regjistrohen më shumë kompani offshore.

Ekspertët e çështjeve ligjore e shpjegojnë me dy arsye kryesore faktin pse Hollanda është një juridiksion i preferuar për regjistrimin e shoqërive holding, përmes të cilave ushtrohet kontrolli mbi investimet e kryera në vende të ndryshme të botës.

Arsyeja e parë është se Hollanda ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të Botës për shmangien e tatimit të dyfishtë. Kjo i ndihmon kompanitë për të shmangur ndërlikimet tatimore në momentin e shpërndarjes dhe transferimit të dividendëve të fituara nga investimet e kryera në vende të tjera.

Pas Hollandës dhe Italisë, investitori i tretë më i madh këtë vit është Turqia, me 63 milionë euro gjithsej, të shpërndara pothuajse në mënyrë uniforme gjatë dy tremujorëve të parë. Megjithatë, investimet turke kanë pësuar rënie me 18% krahasuar me një vit më parë. Sipërmarrja turke në Shqipëri është sidomos e përqendruar në kompani të mëdha të sektorëve strategjikë, si Banka Kombëtare Tregtare, Kurum, Limak apo Ayen Energji: ndërkohë, kompania e telekomunikacioneve, Albtelecom, është drejt shitjes te hungarezët e 4iG dhe arritja e marrëveshjes u zyrtarizua në muajin dhjetor.

Në rritje edhe për këtë vit po rezultojnë investimet e kompanive franceze, që në nëntë muaj arritën vlerën e 58 milionë eurove, rreth dy herë më shumë krahasuar me një vit më parë. Në Shqipëri veprojnë disa kompani të rëndësishme me kapital francez, si ALEAT, Selenice Bitumi, por edhe disa sipërmarrje të investimit në energjinë e rinovueshme.

Në rritje për këtë vit janë investimet austriake, që për nëntë muaj kanë arritur në 45 milionë euro, 41% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Në rënie edhe për këtë vit janë investimet zvicerane, që zbritën në 39 milionë euro, 88% më pak krahasuar me 9-mujorin 2020. Investimet zvicerane në vitet e fundit kanë qenë të lidhura kryesisht me gazsjellësin TAP dhe përfundimi i punimeve ka sjellë rënie graduale të tyre.

Sidoqoftë, për nga vlera totale e investimeve të matura si stok në fund të periudhës, në fundin të muajit shtator Zvicra vazhdon të kryesojë, me rreth 1.74 miliardë euro, e ndjekur nga Hollanda me 1.45 miliardë euro dhe Kanadaja, me 1.18 miliardë euro.

Ndërkohë në Top 6 nuk mungojnë as investimet austriake.

Sipërmarrjet austriake në Shqipëri janë të përqendruara kryesisht në tregun financiar, ku dominon sektori i sigurimeve.

Lexo edhe: Revista “Forbes”: UNIQA Insurance Group, mes 3 kompanive më të mira të sigurimit në Europë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat