14.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet e Pronës, shqiptarët i besojnë masivisht SIGAL UNIQA-s

Sigurimet e Pronës, shqiptarët i besojnë masivisht SIGAL UNIQA-s

Primet e sigurimit vullnetar, sipas raportit më të fundit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare për pierudhën Janar-Nëntor 2021, arritën rreth 6,689 milionë lekë, 24.35% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ndërkohë numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 21.00% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2020.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-nëntor 2021 siguruan mbi 3,168 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 59.89%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 30.48% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-nëntor 2021, vihet re një rritje prej 35.10% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 10.19% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-nëntor 2020.

Nisur nga dëmet e paguara pas tërmeteve të vitit 2019, shqiptarët kanë vendosur ti besojnë pronën e tyre kompanisë numër 1 të sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria.

Si asnjë kompani tjetër sigurimesh, SIGAL UNIQA Group Austria dëmshpërbleu në një kohë rekord mbi 2000 familje dhe biznese në një shumë që i kalon 10 milionë eurot.

Serioziteti i treguar nga kompania ka bërë që tregu i Sigurimit të Pasurisë në Shqipëri të kryesohet nga SIGAL.

Sipas ndarjes së tregut, publikuar nga AMF, SIGAL UNIQA dominon me me rreth 41%.

Lexo edhe: Dy vjet nga tërmeti tragjik/ Dje, sot, nesër… SIGAL UNIQA krah jush gjithmonë

DËMET E PASURISË

Lexo edhe: Pagoi 300 euro, u dëmshpërblye me 30 mijë euro/ SIGAL UNIQA i përgjigjet në kohë qytetarit në Durrës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat