Banka Evropiane e Investimeve do t’i japë Shqipërisë një hua prej 80 milionë euro (90.4 milionë dollarë) për një projekt që synon përmirësimin e sistemit të shpërndarjes së ujit në Bashkinë e Tiranës, sipas Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Huaja është pjesë e Iniciativës për Rezistencën Ekonomike të BEI-së dhe u lehtësua nga Bashkimi Evropian që do të veprojë si garantues.
Investimi përfaqëson marrëveshjen më të madhe që BEI ka nënshkruar me Shqipërinë deri më sot.
Ambasadori i BE-së në Shqipëri vlerësoi marrëveshjen, duke thënë se “Evropa është këtu për të ndihmuar shqiptarët për të përmirësuar cilësinë e jetesës, shëndet më të fortë publik dhe ulje të kostove të energjisë”.
Projekti synon modernizimin e rrjetit ekzistues të shpërndarjes së ujit, duke siguruar furnizim të vazhdueshëm për mbi 800,000 banorë që jetojnë në kryeqytet dhe duke rritur sigurinë e ujit.
Ai gjithashtu planifikon të përmirësojë cilësinë e ujit të pijshëm duke hequr rezervuarët individualë mbi çati dhe të rrisë qëndrueshmërinë ekonomike ndaj ndryshimeve klimatike.