19.5 C
Tirana
Tuesday, April 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreOrteku u merr jetën 3 të rinjve, ekipet e shpëtimit vijojnë intesivisht...

Orteku u merr jetën 3 të rinjve, ekipet e shpëtimit vijojnë intesivisht kërkimet

Tre skiatorë kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, si pasojë e një orteku dëbore në Austrinë qendrore.

Tre viktimat ishin pjesë e një grupi prej 11 skiatorësh, ku 8 prej tyre u goditën nga një masiv dëbore afërsisht 200 metra i gjerë, teksa ngjiteshin në një shpat, gjatë një turneu skijimi në Salzburg.

Tre personat që ndërruan jetë u zunë nga orteku i dëborës ndërsa dy të tjerët të cilët pësuan lëndime të konsiderueshme u përplasën pjesërisht, duke dalë nga masivi i dëborës.

Një prej skiatorëve u gjet i vdekur nga ekipet e shpëtimit, një tjetër humbi jetën në spital, ndërsa personi i tretë që humbi jetën u gjend pas 4 orësh kërkime.

Skiatorët që humbën jetën nga orteku ishin 3 burra nga Austria, dy prej tyre nga 19 vjeç dhe i treti 24 vjeç.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat