16.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreNASA: Një asteroid i rrezikshëm do t'i afrohet Tokës, këtë herë do...

NASA: Një asteroid i rrezikshëm do t’i afrohet Tokës, këtë herë do të jetë më afër se sa ishte në 20 vitet e fundit

Një asteroid i quajtur nga mitologjia e lashtë greke, ” 4660 Nereas “, i cili konsiderohet potencialisht i rrezikshëm, do të hyjë në orbitën e Tokës brenda pak ditësh dhe do të kalojë relativisht afër planetit tonë fundjavën e ardhshme, por pa problem, sipas agjencisë hapësinore amerikane, NASA.

Asteroidi, i cili u zbulua në vitin 1982 , me madhësi pak më i madh se kulla Eifel në Paris, ka një formë ovale me gjatësi rreth 330 metra.

Këtë herë do të jetë më afër se sa ishte në 20 vitet e fundit, por do të mbetet ende në një distancë të sigurt prej rreth 3.86 milionë kilometrash nga toka.

NASA  përshkruan si ” objekt afër Tokës ” çdo trup që i afrohet Tokës në një distancë prej më pak se 193 milionë kilometra dhe si “potencialisht të rrezikshëm” çdo asteroid që i afrohet planetit tonë në një distancë prej më pak se 7.5 milionë kilometra.

Nereas i afrohet Tokës afërsisht çdo vjet dhjetë vite. Në vitin 2060 ky asteroid vlerësohet të jetë shumë më afër, rreth 1.2 milion kilometra.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat