3.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga Dhjetori, provim për rinovimin e patentës

Nga Dhjetori, provim për rinovimin e patentës

Duke filluar nga Dhjetori kushdo që do të rinovojë patentën duhet të kalojë fillimisht edhe një miniprovim të shkurtër në lidhje me sigurinë rrugore, sjelljen e këmbësorëve dhe qëndrimin e pasagjerëve në automjet.

Sipas ekspertëve, kjo pritet të sjellë një ulje të numrit të aksidenteve rrugore dhe mobilizim të drejtuesve të mjeteve.

“E kam patentën prej 10 vitesh, është diçka pozitive duke parë edhe numrin në rritje të aksidenteve”.

“Është diçka që duhej bërë më parë duke parë aksidentet e shumta dhe moskujdesin e kalimtarëve”.

Lexo edhe: Bilanc lufte/ 168 viktima në aksidente nga janari deri tani. Ku po gabojmë?!

Drejtoria e Transportit Rrugor së bashku me Policinë Rrugore po bëjnë gati modulin e plotë që pritet të aplikohet në muajin Dhjetor.

Sipas drejtuesve të këtij institucioni, vendimi për të nisur që prej muajit Dhjetor, u mor për shkak të numrit të lartë të aplikuesve, kryesisht emigrantë. Gjatë 1 viti rreth 100 mijë qytetarë rinovojnë lejen e drejtimit.

Rifreskimi i njohurive do të bëhet pranë sporteleve të Drejtorisë së Transportit Rrugor, aty ku është marrë deri tani leja e drejtimit. Drejtoria e Transportit Rrugor do të vendosë në dispozicion për shoferët pyetësorin në formën e një  broshure me informacionet për të cilat ata duhet të kenë dijeni.

Të gjithë personat që do të ngelin në provimin e shkurtër do të shkojnë sërish në provim.

Po ashtu, gjatë kohës që do të rinovojnë patentën, drejtuesit e automjeteve do të informohen edhe për gjobat e ndërmarra nga policia rrugore.

Lexo edhe: Mos u mjafto vetëm me siguracionin që të kërkon polici, merr KASKO dhe mbro makinën tënde nga çdo e papritur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat