10.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBilanc lufte/ 168 viktima në aksidente nga janari deri tani. Ku po...

Bilanc lufte/ 168 viktima në aksidente nga janari deri tani. Ku po gabojmë?!

Aksidenti i djeshëm te ’21 dhjetori’ dhe ai ku u përfshi aktori Gazment Paja kanë një emërues të përbashkët, shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor dhe ky fakt është evidentuar edhe nga Shefi i sigurisë rrugore në Policinë e Shtetit, Skënder Ismaili.

I ftuar në Report Tv, Ismaili tha se 85% e aksidenteve rrugore në Shqipëri janë pikërisht për shkak të mos respektimit të sinjalistikës nga ana e shoferëve, që ka sjellë për fat të keq 168 viktima nga janari deri tani.

85% e ngjarjeve rrugore dhe atyre me pasoja kanë ardhur si rezultat i mosrespektimit të rregullave, sinjalistikës, parakalimet e gabuara. Nëse këta do kishin zbatuar rregullat, këto ngjarje mund të ishin ndaluar“, tha Ismaili.

Një pjesë e fajtorëve janë padyshim edhe këmbësorët, të cilët duke e thënë në gjuhën e shifrave, 15% e aksidenteve janë shkaktarët kryesor, ku Ismaili vuri theksin se ato lëvizin në mënyrën më të gabuar në rrugë, pa marrë parasysh rrezikun që i kanoset.

Sipas tij, ka nisur edhe sistemi i gjobitjes së tyre, por një problem është dërgimi i gjobave në banesë, për shkak të sistemit jo të mirë të adresave dhe mosmbajtja me vete nga një pjesë qytetarëve të kartave të identitetit.

Policia ka përgjegjësitë e veta morale, 410 mijë shkelje përgjatë këtij viti të përdoruesit të rrugës, që nuk e kanë dhënë efektin e duhur, lë për të dëshiruar është moszbatimi i rregullave. Ne nuk jemi në çdo rrugë, prezencë të policisë ka të shtuar, se gjithmonë sulmohet policia, qytetarët duhet të jenë të përgjegjshëm, ne jemi kritikuar se vëmë gjoba, por shkeljet janë të shumta,5600 veta të dehur në timon, 12 mijë parakalime të gabuara, 2300 raste që nuk respektojnë sinjalet rrugore“, shtoi zyrtari i Policisë Rrugore.

Dita e djeshme një bilanc tragjik me 2 viktima dhe disa të plagosur. Aksidenti i parë u regjistrua te kryqëzimi i ’21 Dhjetorit’ në Tiranë, ku humbën jetën dy persona, Luan Cenollari, 58 vjeç dhe 69-vjeçari Ali Bejo.

Dy vjet më parë, CEO I SIGAL UNIQA Group Austria, z.Avni Ponari, në një artikull rëndiste shkaqet kryesore pse në vendin tonë vijon të ketë një numër të lartë aksidentesh rrugore,të cilat edhe në ditët e sotme duken po aq aktuale.

Sipas Ponarit, fenomeni është kompleks por “i shërueshëm” nëse ndërhyhet aty ku ka me të vërtetë nevojë.

Disa nga shkaqet kryesore:

  1. Një nga shkaqet më të rëndësishme është drejtimi i mjetit pa praktikën e duhur, drejtimi i tij në moshë të madhe, humbja e reflekseve dhe kontrolli i mjetit. Situata në rrugë është e gjithanshme por reflekset dhe komandimi i saj nuk mund të merren me një patentë të blerë apo me një makinë të vjetër që ka bërë mijëra kilometra dhe që nuk lejohet të qarkullojë në Europë, për shkak të mbikalimit të limit të lejuar të kilometrave të përshkruar dhe parametrat që mbart.
  2. Infrastrukura rrugore. Nuk ka asnjë normë qarkullimi, pasi diku punohet e diku zgjerohet, diku tjetër rikonstruktohet por nga ana tjetër lejohet kalimi i automjeteve e të tjera situata si këto, të cilat nuk paralajmërohen pa asnjë shenjë dalluese, pa asnjë sinjalistikë si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës. Sa aksidente kanë ndodhur në këto rrugë? Të gjithë e dimë, por të gjithë heshtim. Por kush është përgjegjësi dhe pse nuk penalizohet së paku financiarisht për dëmet e shkaktuara?Por themelore betet infrastruktura rrugore  ecila tashme eshte bere stresante dhe e pa perballueshme koridorete e veriut nisur nga Tirana jne ne gjendje  te pa mundur per tee cur.
  3. Mjetet janë të tejet të përdorura në rrugë të këqija. Çdokush ëndërron të blejë një makinë, por që të blesh një makinë të re do të thotë të ëndërrosh dyfish. Ajo se çfarë ndodh në Shqipëri është se Qeveria Shqiptare ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë, edhe përmes aplikimit të taksave të ulëta, mjetet e përdorura. Kush është arsyeja për këtë? Rreth 50 mijë mjete të përdorura shiten çdo vit kundrejt 3000 makinave të reja. 
  4. Mungesa e sinjalistikës në rrugët hyrëse e dalëse. Ato rrugë që janë ndërtuar dhe që janë ana pozitive e zhvillimit të vendit janë sot nën sulmin e njerëzve të pandërgjegjshëm, por edhe në papërgjegjshmërinë e strukturave shtetërore për mbrojtjen e rrugëve.
  5. Drejtimi i automjeteve nën efektin e alkoolit. Mungesa e kontrollit nga policia dhe drejtimi i automjetit nga përdoruesë nën efektin e alkoolit, përbëjnë arsyet kryesore të 50% të aksidenteve në Shqipëri. E keqja më e madhe është se këta përdoruesë nuk kontrollohen në vendin e aksidentit ose nuk shënohet në proces-verbalin e policisë, në mënyrë që personi të mos dënohet dhe të përfitojë nga siguracioni. Një investim i detyrueshëm me regjistrimin online të çdo rasti do të shmangte përgjegjësinë dhe do bënte të mundur uljen e përdoruesve të alkoolit.
  6. Përdorimi multi-funksional i rrugëve automobilistike duke kaluar në to kamionë, vetura, lopë e dele, biçikleta dhe njerëz pa kriter, ka krijuar anomali në rrugët e Shqipërisë. Shpesh flitet që shoferët shqiptarë nuk respektojnë vizat e bardha dhe kjo është e vërtetë, pasi përveç se ato zbehen shpejt, fakti tjetër është që edhe vetë qytetarët nuk i zbatojnë rregullat e kalimit në vijat e bardha.
  7. Sistemi rrugor tek ne është një sistem që nuk ekziston askund, pa asnjë sinjalistikë pa asnjë shenjë dhe pa asnjë mbrojtje. Këto ishin rrugët e ndërtuara në socializëm ku kalonte Zisi e Saurreli dhe kur nuk flitej për mbrojtëse rrugësh, përveç rasteve kur thuhej se makina doli nga rruga dhe ra në humnerë. Statistikat tregojnë për shumë raste të humbjes së jetës si pasojë e këtyre rënieve në Shqipëri.
  1. Nga ana tjetër, në shumë rrugë, këto sinjalistika janë vjedhur dhe në shumë segmente rrugore janë vendosur keq, duke krijuar kaos dhe në jo pak raste në shumë automjete kanë hyrë deri tek timoni, vetëm nga vendosja me ndërprerje e këtyre mbrojtëseve.
  2. Përdorimi i gomave të konsumuara nga drejtuesit e mjeteve dhe përdorimi i gomave të njëjta si në dimër ashtu edhe në verë ka shkaktuar plot aksidente. Kjo ndodh pasi nuk ka asnjë penalizim për asnjë drejtues mjeti dhe akoma tregtohen goma të përdorura në Shqipëri. Por pse lejohet kjo, kush janë arsyet? Për sistemin e transportit publik ekziston një kontroll i rreptë i cili garanton lëvizjen e qytetarëve. Atëherë pse të stimulohen vjetërsirat në rrugë?

Lexo edhe: Makinat e sapotarguara “reklamohen” si makina të reja/ Shkaktare të mbi 70% të aksidenteve

PËRSE DUHET TË SIGUROHEMI?

Aksidentet ndodhin! Ne jemi thjesht njerëzorë dhe pavarësisht nëse ndërmarrim masat e domosdoshëm për parandalimin e tyre, shpesh aksidentet përfundojnë në padi nga ana e palëve të dëmtuara, duke cënuar seriozisht financat e çdo qytetari.

Mbulimi i përgjegjësisë tuaj në rast aksidenti ndaj palëve të treta ju garanton mbrojtjen fianciare që përndryshe do të duhet ta paguani nga xhepi juaj.

Siguracioni ju mbron duke ju ofruar garanci dhe pagesë financiare për çdo dëm material, pasuror, shëndetësor nga dëmtimet trupore apo përkeqësimin e shëndetit apo edhe në rast humbje jete në varësi të sigurimit që ju do keni zgjidhur në bazë të nevojave dhe kërkesave tuaja specifike.

Mos prit, Merr masat! Siguro veten dhe të tjerët. Koha është tani!

DËMET E PAGUARA NGA KOMPANITË E SIGURIMEVE

Sipas raportit më të fundit nga AMF, tregu shqiptar i sigurimeve mbetet kryesisht i varur nga produktet që në mënyrë direkte apo indirekte janë të detyrueshme, kryesisht në segmentin e sigurimeve motorike.

Për 9-mujorin, e këtij viti primet në klasat e sigurimeve të detyrueshme motorike u rritën me 13.8% krahasuar me një vit më parë.  Ritme të larta të rritjes po shfaq edhe sigurimi KASKO i automjeteve, me 27.25% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Sa i përket kompanive të sigurimit, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton ajo që ka numrin më të lartë të primeve të shkruara por edhe dëmet e paguara.

Siç tregojnë edhe grafiqet publikuara nga AMF, në periudhën janar-shtator SIGAL UNIQA Group Austria ka paguar plot 844,787,000 milionë LEKË të rinj dëme motorike, thuajse dyfishin e një viti më parë ku u paguan 473,550,000 milionë LEKË të rinj.

Lexo edhe: Sigurimi motorik/ Rriten ndjeshëm dëmet e paguara, ja kompania që kryeson tregun

/Sigurime.Online

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat