26.5 C
Tirana
Thursday, May 21, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet50 subjekte pa sigurim financiar, tregu i djegur në Lushnje në vështirësi...

50 subjekte pa sigurim financiar, tregu i djegur në Lushnje në vështirësi rikthimi në aktivitet

Zjarri i pak ditëve më parë në Markatën e Lushnjës ka ndaluar tashmë aktivitetin dhe ka detyruar tregtarët që t’i përballojnë vetë dëmet. Pa sigurim financiar, rikthimi në normalitet mbetet i vështirë për 50 subjektet e prekura.

Ky sigurim mund të realizohej në dy mënyra:

a) ose përmes administratorit qendror të tregut, që është Bashkia e Lushnjës,
b) ose përmes sigurimit individual nga vetë tregtarët.

Por cilat do të ishin përfitimet në rast të sigurimit financiar?

Një treg qendror si ai i qytetit të Lushnjes, me sipërfaqe rreth 1400 metra katrorë, me një çmim minimal, thuajse 1 euro për metër katror, do të kishin mundësi të përfitonin deri në 1 milion euro kompensim për dëmet në pronë dhe deri në 1 milion euro të tjera për dëmet ndaj palëve të treta, sipas kushteve kontraktuale.

Po ashtu, përveç sigurimit që mund të bëhej kolektivisht për përgjegjësinë dhe pronën e tregut, secili prej subjekteve, që ka regjistër hyrje-daljesh të rregullta, mund të siguronte edhe inventarin e mallit për t’u kompesuar për çdo dëm aksidental në mallin që tregtohet.

Kompani si SIGAL, të risiguruara në tregun ndërkombëtar me partnerë si Hannover Re, e vlerësuar AA nga S&P Global Ratings, lider global ne sektor, mund të garantojnë mbulim dëmesh deri në vlerën 70 milionë euro.

Perfitimi për subjektet tregtare ose për tregun si entitet kolektiv, në rast të sigurimit financiar, do të ishin trefishe: Dëmet në pronë, dëmet ndaj të tretëve, dëmet në vlerën e mallit, të trija mund të kompensoheshin nga kompaniasiguruese. Rikthimi në aktivitet, pas ngjarjes aksidentale, do të ishte më i thjeshtë.

Sipas të dhënave zyrtare nga AMF, kompani si SIGAL, në një treg me 8 kompani, paguan thuajse 1 në 2 dëme të siguruara në pronë përgjatë vitit 2025. Rreth 6 milionë euro dëme në pronë janë paguar nga kompania në dy vitet e fundit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat