26.5 C
Tirana
Thursday, May 21, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDy çiklistë të aksidentuar: Nevoja për kujdes në drejtim dhe për mbulim...

Dy çiklistë të aksidentuar: Nevoja për kujdes në drejtim dhe për mbulim financiar

E sotmja nisi me dy aksidente në dëm të përdoruesve të biçikletës.

Një çiklist u godit nga një mjet i tonazhit të rëndë në Vlorë.

Një tjetër çiklist u aksidentua për vdekje në Shkodër, pas përplasjes së dy automjeteve.

Nga perspektiva e sigurimeve, raste të tilla tregojnë qartë ekspozimin e lartë ndaj rrezikut në rrugë dhe nevojën për mbulim financiar të gjerë, si për drejtuesit e mjeteve të cilët mund të shkaktojnë padashur aksidente, ashtu edhe për palët e treta që dëmtohen.

TPL-ja e mjetit shkaktar të dëmeve, në njerin rast me pasojë vdekjen, pas ekspertizës së plotë nga mjekësia ligjore, do të shpërblejë financiarisht trashëgimtarët ligjorë të çiklistit që humbi jetën dhe po ashtu, edhe të dëmtuarit.

Sigurisht, për këtë duhet pritur raporti përfundimtar policor dhe vendimi gjyqësor, në rastin me viktimë.

Produktet e sigurimit të dedikuara për përgjegjësinë ndaj palëve të treta dhe mbulimin e aksidenteve rrugore ofrojnë një rrjet sigurie financiare në situata të papritura, duke ndihmuar në përballimin e kostove të dëmeve materiale dhe personale.

Të dëmtuarve, ose familjarëve të tyre, u lind e drejta ligjore e kërkesës së dëmshpërblimit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat