18.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet377 aksidente dhe 524 të aksidentuar në periudhën janar-prill, sjellja e shoferëve...

377 aksidente dhe 524 të aksidentuar në periudhën janar-prill, sjellja e shoferëve mbetet problem

Numri i aksidenteve në total në 4 muajt e parë të këtij viti ka shënuar rënie dhe njëlloj ka ndodhur edhe me fatalitetet.

INSTAT raporton se në muajin Prill 2022 numërohen 92 aksidente rrugore nga 104 aksidente të ndodhura në muajin Prill 2021, duke u ulur me 11,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në katërmujorin e parë të vitit 2022, numërohen 377 aksidente rrugore nga 427 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u ulur me 11,7%.

Në muajin Prill 2022, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 132 persona nga 145 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë. Në katërmujorin e parë të vitit 2022, numri i të aksidentuarve është 524 persona nga 563 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë”, raporton INSTAT.

LEXO EDHEAksidenti në aksin Fier-Seman/ Humb jetën në spital 22-vjeçarja

Më specifikisht lidhur me fatalitetet në muajin Prill 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 10 persona, nga 12 persona të vdekur në Prill 2021. Në katërmujorin e parë të vitit 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 56 persona nga 70 persona të vdekur në katërmujorin e parë të vitit 2021.

Ajo që mbetet e pandryshuar është që në shumicën e rasteve shkak për aksidentet është sjellja e shoferëve.

Në muajin Prill 2022, aksidentet rrugore, në 84,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 45 – 59 vjeç, duke zënë 23,9% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 4,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në katërmujorin e parë të vitit 2022, aksidentet rrugore, në 13,3% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 39,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”.

LEXO EDHE: 4 mln $ për sigurimet e Jetës dhe Sëmundjet, rritet portofoli i mbrojtjes nga aksidentet e shëndetit. SIGAL UNIQA, lidere absolute në treg

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat