Zjarri që përfshiu zonën e Llamanit riktheu në vëmendje një pyetje që lind sa herë ndodh një fatkeqësi: a e mbulon sigurimi dëmin nëse ky zjarr prek edhe biznese apo banesa të siguruara?
Përgjigjja nuk jepet me hamendje, por gjendet në dokumentin më të rëndësishëm që lidh të siguruarin me shoqërinë e sigurimit: policën e sigurimit.
9 mijë lekë, me shumë mbulimi 18 milionë lekë, kusho
Shumë qytetarë e shohin policën vetëm si një dokument që vërteton pagesën e primit. Në fakt, ajo është një kontratë, e cila përcakton qartë të drejtat dhe detyrimet e të dyja palëve, rreziqet që mbulohen dhe rastet kur dëmshpërblimi nuk jepet.
Pikërisht për këtë arsye, përpara se të ndodhë një ngjarje e padëshiruar, është e rëndësishme të lexohet me kujdes përmbajtja e saj.
Një nga elementët kryesorë të kontratës është lista e rreziqeve të siguruara.
Në një policë standarde të sigurimit të pronës, siguruesi merr përsipër të dëmshpërblejë humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë kur ato janë pasojë e një ngjarjeje të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale.
Mes rreziqeve bazë përfshihen zjarri dhe tërmeti. Për zjarret, kontrata zakonisht e përkufizon ngjarjen si një djegie me flakë që ndodh jashtë vatrës së krijuar me qëllim, është e aftë të vetëpërhapet dhe të shkaktojë dëme materiale.
Kjo do të thotë se jo çdo dëmtim lidhet automatikisht me mbulim sigurimi, por vetëm ai që plotëson kushtet e përcaktuara në kontratë.
Po aq e rëndësishme është të kuptohen edhe përjashtimet.
Një policë sigurimi nuk mbulon çdo lloj dëmi që mund të ndodhë. Çfarë përjashtohet?
- Përjashtohet nga dëmshpërblimi timi i munguar dhe dëmet vijuese të
çdo lloji dhe natyre të tilla si dëmet për shkak të vonesave, moskryerjes, humbjes së
kontratës, gjobat, humbjes nga ndërprerja e aktivitetit tregtar ose jo tregtar etj përveçse kur është përcaktuar shprehimisht në kontratën e sigurimit mbulimi në sigurim edhe për timin e munguar dhe për këtë mbulim sigurimi është paguar prim sigurimi shtesë. - Nuk do të mbulohen dëmet e mëposhtme: a. shpërthimit bërthamor, rrezatimit
bërthamor ose ndotjes radioaktive; b. luftës së cdo lloji, invazionin, luftime të tjera të
armatosura pavarësisht në se është deklaruar lufta lufta ose jo, luften civile; c. turbullira civile, revolucione, lëvizje separatiste, kryengritje popullore, rebelime, revolta, puce, grushte shteti, eksode; d. kon skime, rekuizime, shtetëzime të detyruara të kryera me urdher te cfaredolloj qeverie apo autoriteti shtetëror; e. trazira, greva, lokauti, sabotimi, terrorizmi. Terrorizem do te konsiderohet kryerja e veprimeve të dhunshme ndaj pasurisë nëpërmjet vjedhjeve, demtimeve e shkaterrimeve masive që kane si qellim turbullimin e rendit publik dhe ngjalljen e frikës e te pasigurise së publikut; f. shpalljen e ligjit të luftës, deklarimit dhe vendosjes se gjendjes se jashtezakonshme, anarkia ose mosfunksionimi i shtetit, qoftë edhe në pjesë te caktuara te vendit, pandemite si dhe rreziqe te tjera qe nuk jane te mbuluara ne piken 11. - dëmi shkaktuar me dashje ose nga pakujdesia e rëndë e të Siguruarit
- dëmi shkaktuar direkt ose indirekt nga veprimet (aktet) keqdashëse;
Nga sa më sipër, kuptohet se një banesë apo një biznes, që nuk është objekt i një sulmi direkt dashakeqës, apo një biznes i siguruar, nëse digjet, i siguruari përfiton dëmshpërblim nga siguruesi.
Siguruesi, mandej, i drejtohet me të drejtë regresi fajtorit (për t’i marrë mbrapsht shumën që ka dëmshpërblyer të siguruarin).




