Evropa po përballet me një transformim të vazhdueshëm të sistemeve shëndetësore. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024, Bashkimi Evropian kishte mesatarisht 507 shtretër spitalorë për çdo 100 mijë banorë, në rënie nga 511 një vit më parë dhe shumë më pak krahasuar me 582 shtretër në vitin 2009.
Ulja lidhet me zhvillimet teknologjike dhe shkencore, të cilat kanë reduktuar kohën e qëndrimit në spital dhe kanë zhvendosur një pjesë të trajtimeve drejt shërbimeve ambulatore.
Megjithatë, diferencat mes vendeve evropiane mbeten të mëdha. Bullgaria kryeson me 870 shtretër për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Gjermania me 759, Rumania me 731, Austria me 655 dhe Çekia me 639. Në skajin tjetër renditen Suedia me 187 shtretër, Holanda me 221, Danimarka me 226, Finlanda me 248, Spanja me 283 dhe Irlanda me 293.
Shqipëria, me rreth 291 shtretër spitalorë për 100 mijë banorë, pozicionohet dukshëm nën mesataren e Bashkimit Evropian prej 507 shtretërsh.
Ky nivel e vendos vendin pranë vendeve evropiane me kapacitetin më të ulët spitalor, si Irlanda dhe Spanja, ndërsa diferenca me vendet që disponojnë infrastrukturën më të zhvilluar shëndetësore është shumë e madhe.
Kjo do të thotë se, në periudha me fluks të lartë pacientësh ose në rastet e trajtimeve të specializuara, qytetarët mund të përballen me kufizime në aksesin e shpejtë ndaj shërbimeve shëndetësore.
Pikërisht për këtë arsye, sigurimi privat i shëndetit po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm.
Ai u ofron qytetarëve akses më të shpejtë në shërbimet mjekësore, trajtim në spitalet private, mbulim financiar të shpenzimeve dhe mundësinë për të zgjedhur kujdesin më të mirë, pa u përballur me barrën ekonomike që sjell një sëmundje e papritur.
Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2026, tregu shqiptar i sigurimeve, i përbërë nga tetë kompani, ka paguar mbi 3.2 milionë euro dëmshpërblime për sigurimet e shëndetit.
Nga kjo shumë, SIGAL INSURANCE GROUP ka dëmshpërblyer rreth 1.5 milionë euro, duke mbuluar pothuajse gjysmën e të gjitha pagesave të kryera në treg. Kjo tregon jo vetëm rëndësinë në rritje të sigurimit privat të shëndetit, por edhe besimin që klientët kanë tek kompanitë që ofrojnë mbështetje reale në momentet më të vështira.
Për ata që kërkojnë një zgjidhje të përballueshme, SIGAL ofron paketën Standard të sigurimit privat të shëndetit, e cila mund të blihet edhe online dhe fillon nga 600 euro në vit. Paketa garanton mbulim në spitalet private në Shqipëri, me limit sigurimi deri në 50 000 euro, rimbursim deri në 100% të shtrimit në spital, kontroll vjetor (Check-Up) deri në 100 euro, mbulim të shërbimeve ambulatore, përfshirë shtatzëninë, deri në 500 euro, shërbimin Second Medical Opinion, mjek në telefon 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, si dhe procedurë plotësisht dixhitale të rimbursimit, me pagesë brenda një afati maksimal prej 14 ditësh.
Në një kohë kur infrastruktura shëndetësore vazhdon të përballet me sfida dhe kostot e trajtimeve mjekësore janë në rritje, sigurimi privat nuk është më vetëm një zgjedhje shtesë, por një investim për sigurinë financiare dhe shëndetin e çdo familjeje




