13.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFinalja e Conference League/ Qeveria e bën pushim, në Tiranë nuk lejohen...

Finalja e Conference League/ Qeveria e bën pushim, në Tiranë nuk lejohen të hyjnë makina

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka treguar sot se qeveria ka vendosur që data 25 Maj të jetë ditë pushimi për qarkun e Tiranës dhe akset hyrëse në Tiranë do të jenë të bllokuara, deri në orën 18:00.

Sipas Çuçit, kush do që të vijë në Tiranë për të parë ndeshjen duhet të futet në Tiranë pas orës 18:00.

“Sot qeveria mori vendimin që data 25 të shpallet si ditë pushimi që kjanë pjesë e qarkut të Tiranës. Kjo masë merret në vazhdën e masave për të organizuar finalen e Konferencës së Ligës Europiane. Presim që do ketë një fluks njerëzish për të ndjekur këtë finale. Kemi një interes për gati 5-6 herë më shumë seç ka kapaciteti i “Air Albania”. E para atë ditë në 25, do të jetë një ditë pa makina, pra nuk do të ketë lëvizje të makinave përveç urgjencave dhe ajo që është e rëndësishme, të gjitha akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen deri në 18:00. Pra kush do të vijë në Tiranë për t’i bashkuar festës do të vijë në Tiranë pas orës 18:00”.

Finalja e Conference League, Roma-Feyenoord luhet më 25 Maj, ora 21:00 në stadiumin “Air Albania”.

LEXO EDHEFinalja e “Conference League”, SIGAL UNIQA mirëpret tifozët e Romës dhe Feyenoord me një super-ofertë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat