26.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet1 vit nga tragjedia/ Turqia përkujton tërmetin shkatërrimtar

1 vit nga tragjedia/ Turqia përkujton tërmetin shkatërrimtar

Turqia kujton sot 1 vjetorin e tërmetit tragjik të 6 shkurtit 2023.

Kryesisht pjesa jugore e vendit u godit nga një tërmet vdekjeprurës me magnitudë 7.8 duke rrëzuar blloqe të tëra apartamentesh në disa qytete.

Lëkundjet u ndjenë para lindjes së diellit në një mot të ftohte dhe u pasua nga mbi 500 paslëkundje të forta.

Numri i të vdekurve arriti në mbi 53 mijë, qindra mijëra të tjerë u plagosën, ndërsa miliona të tjerë mbetën të pastrehë.

Në Turqi, rreth 2.4 milionë njerëz, përfshirë 660,000 fëmijë, u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në vendbanime të përkohshme duke jetuar jetonin në tenda dhe kontejnerë aq të ngushtë sa parkimi i një vendi.

Një vit më pas, mbi 761,000 njerëz, duke përfshirë 205,000 fëmijë, nuk janë kthyer ende në shtëpi.

Fatkeqësia çoi në një operacion masiv ndërkombëtar shpëtimi dhe ndihme që përfshin dhjetëra vende dhe organizata. Në fillim, zonat më të goditura ishin të vështira për t’u arritur, duke i detyruar banorët të rrëmbenin çfarë mjetesh mundnin për të gërmuar nëpër rrënoja. Përpjekjet për shpëtimin në të dy vendet u penguan nga mungesa e fuqisë punëtore dhe pajisjeve.

Dëmtimet në rrugë dhe aeroporte, si dhe moti i keq, penguan gjithashtu mbërritjen e ekipeve të shpëtimit dhe të ndihmës.

Momentet e tërmetit në qytetin e Kahramanmaraş:

Banka Botërore vlerësoi dëmin e shkaktuar në 34.2 miliardë dollarë në Turqi dhe 5.1 miliardë dollarë në Siri. Megjithatë, kostoja e rindërtimit dhe ndikimi në ekonominë turke ka rezultuar më e madhe, me të paktën 100 miliardë dollarë.

LEXO EDHE: Zjarre, tërmete…/ Ponari: Sigurimi, mundësia e vetme për të mbrojtur pronën

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat