19.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO/ Reshjet rekord përmbytin Kaliforninë

FOTO/ Reshjet rekord përmbytin Kaliforninë

Të paktën tre persona kanë humbur jetën pasi Kalifornia u godit nga përmbytje të fuqishme shoqëruar me rrëshqitje dheu dhe erëra të forta.

Zyrtarët u janë përgjigjur mbi 130 incidenteve për përmbytje.

Sinoptikanët thonë se reshjet e dendura të shiut me përmbytje kërcënuese për jetën do të vazhdojnë.

Reshjet rekord kanë bërë që guvernatori të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në tetë qarqe.

Zyrtarët kanë lëshuar urdhra evakuimi për më shumë se 20 milionë banorë në jug të shtetit, përfshirë Los Angeles, ku drejtuesit e qytetit shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. Më shumë se 350,000 shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike.

Zyrtarët e Los Angeles raportuan 120 rrëshqitje dheu në të gjithë qytetin dhe të paktën 25 struktura të dëmtuara nga reshjet e dendura. Megjithatë, sipas autoriteteve përmbytjet përbëjnë një rrezik të konsiderueshëm.

Ekipet e shpëtimit arritën që të shpëtonin dhjetëra shoferë të bllokuar në makinat e tyre për shkak të përmbytjeve.

Autostrada e Bregut të Paqësorit, një rrugë kryesore veri-jug, u mbyll dhe mijëra fluturime brenda dhe jashtë u anuluan.

Stuhia e quajtur “Pineapple Express” është e dyta që godet shtetin më të populluar amerikan gjatë javës duke detyruara autoritetet të mbyllin shkollat në disa qarqe. Shkencëtarët shprehen se dy faktorë që po rrisin reshjet dhe fuqinë shkatërruese nxitur nga kriza klimatike dhe “El Niño”.

LEXO EDHE: Humbjet nga Katastrofat Natyrore në 2023 arritën në 380 miliardë dollarë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat