Një incident i pazakontë, me pasoja potencialisht të rënda, ndodhi në rrugën e Dukagjinit, ku një shkëmb masiv u shkëput nga mali dhe ra mbi një automjet tip Jeep me të cilin po udhëtonin turistë.
Automjeti pësoi dëmtime të konsiderueshme në pjesën e sipërme, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Ngjarje të tilla tregojnë se rreziqet në rrugë nuk lidhen vetëm me përplasjet mes automjeteve. Në rastin konkret nuk aktivizohet sigurimi TPL, as MINIKASKO (që kërkon domosdoshmërisht përfshirjen e një mjeti tjetër, në lëvizje dhe në rrugë automobilistike).
Në zona malore, rrëshqitjet e gurëve, shembjet e dherave apo rënia e objekteve janë rreziqe reale që mund të shkaktojnë dëme të mëdha materiale.
Nëse automjeti do të ishte i siguruar me një policë KASKO, dëmi i shkaktuar nga rënia e shkëmbit do të mund të mbulohej sipas kushteve të policës.
Mbulimi për katastrofat natyrore përfshin dëmet e shkaktuara nga rënia e objekteve si pasojë e fenomeneve natyrore, ndërsa mbulimi për dëmtime aksidentale parashikon kompensimin për dëmet që pëson automjeti gjatë një ngjarjeje të papritur.
Në një situatë si kjo, pronari i mjetit nuk do të mbetej i vetëm përballë kostove të riparimit, të cilat mund të arrijnë në mijëra euro, sidomos kur dëmtohen tavani, xhamat, struktura mbajtëse apo sistemet e sigurisë së automjetit.
Një tjetër sigurim që do t’i vinte shumë në ndihmë drejtuesit të mjetit do të ishte AutoSOS, falë të cilit, drejtuesi, pas aksidentit, të paktën do të mund të përfitonte asistencë rrugore për transportimin e mjetit deri në servis, duke shmangur shqetësimet shtesë pas incidentit.
Në sigal.al, https://sigal.al/buy?type=car, AUTOSOS mund të sigurohet për vetë 2000 lekë online. Ndërsa, për sigurimin KASKO, ku përfshihet edhe AUTOSOS me kërkesë të klientit, mund të përllogaritet kostoja në varësi të llojit dhe vjetërsisë së mjetit online https://sigal.com.al/sigurimet-e-automjetit/sigurimi-kasko/kalkulatori-kasko/ e mandej të merret takim në zyrat e SIGAL Insurance Group.




