13.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarre, tërmete.../ Ponari: Sigurimi, mundësia e vetme për të mbrojtur pronën

Zjarre, tërmete…/ Ponari: Sigurimi, mundësia e vetme për të mbrojtur pronën

Kapriçot e motit, zjarret thuajse të përditshme në banesa dhe biznese dhe së fundmi edhe tërmetet kanë rikthyer tek ne rrezikun që i kanoset çdo prone që posedojmë.

Por pavarësisht se Shqipëria, për shkak të pozicionit gjeografik, rënditet mes vendeve më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore, sërish vihet re një ndërgjegjësim minimal tek qytetarët mbi rëndësinë e sigurimeve.

Në një intervistë për Top News, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, z.Avni Ponari është shprehur se, nisur nga këto të dhëna, Sigurimi i Pronës nga këto rreziqe është një domosdosshmëri dhe diçka që e bën e gjithë bota.

Prania e zjarreve sot është bërë një fenomen sa mund të quhet edhe i zakonshëm. Nga ana tjetër, edhe përmbytjet, edhe tërmetet e ditëve të fundit tregojnë që përsëri atë që ne e kemi thënë gjithmonë: Shqipëria ndodhet në atlasin botëror për rreziqet evidente siç janë zjarret, tërmetet dhe katastrofat e tjera.

Mbi këtë bazë, ajo që unë do të thoja është që, qytetarët duhet të zgjedhin një rrugë që është e domosdosshme dhe që është e përbotshme, sigurimet.

Sigurimet nuk i parandalojnë këto ngjarje, sigurimet zvogëlojnë dëmin. Ato i rikthejnë financiarisht në gjendje e mëparshme.

Kështu që, ne kur flasim dhe tërheqim vëmendjen, me bindjen se njerëzit duhet ta dinë se ka një mundësi për të mbrojtur shtëpinë nga zjarri, ka një mundësi për të mbrojtur shtëpinë nga tërmeti. Apo për të mbrojtur shtëpinë nga përmbytjet. Dhe këto bëhen përmes sigurimit që është aq i domosdosshëm dhe aq i përbotshëm”.

Themeluesi dhe CEO i kompanisë më të madhe të sigurimeve në Shqipëri na tregon edhe se sa kushton Sigurimi i Shtëpisë.

Por a është e vështirë të sigurohesh? Natyrisht që jo! Sa janë kostot e sigurimit? Natyrisht që janë të vogla!

Ka ardhur momenti që çdo njeri duhet ta ketë përcaktuar në ndërgjegjen e tij një shpenzim fare të vogël për Sigurimin e Banesës, qoftë nga zjarri, qoftë nga tërmeti, qoftë nga rreziqe të tjera. Dhe kostoja shkon 1 euro në vit për metër katror. Pra është një kosto mjaft e vogël. Njerëzit nuk e dinë çfarë do të thotë kjo.

Nëse një apartament është 100 metër katrorë maksimumi i sigurimit shkon rreth 100 euro në vit. Dhe ti je i mbrojtur edhe nga zjarri, edhe nga tërmeti, edhe nga fatkeqësitë të tjera”.

Në fund të intervistës, z.Ponari ka një apel për qytetarët.

Unë dua ti them çdo qytetari që, është e mundur për ta bërë këtë sepse i bie 50 cent në ditë apo më pak. Dhe për të qenë i sigurtë në ditët e ardhshme me pasurinë e krijuar me shumë mund”.

Pse të zgjidhni sigurimin e shtëpisë apo apartamentit tek SIGAL UNIQA?

Ajo është kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri dhe një ndër 50 më të mëdhatë në Europën Juglindore.

Pjesë e gjigandit austriak “UNIQA Insurance Group”, SIGAL UNIQA, përveç mbulimeve të policës së sigurimit, ofron edhe shërbimin e asistencës 24 orë, që ju vjen në ndihmë në rast të një ngjarjeje të papritur dhe aksidentale. Kjo do t’ju japë një ndjenjë të sigurisë dhe do të reduktojë stresin në rastin e një situatë emergjente.

Si mund ta blejmë Sigurimin e Pronës?

Në çdo zyrë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj ose Online në www.sigal.com.al

Mbroni shtëpinë, apartamentin dhe çdo pronë tjetër nga zjarri dhe katastrofat natyrore.

Merrni një ofertë tani duke shkruar në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat