15.5 C
Tirana
Tuesday, May 14, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRreth 8 mijë persona të prekur nga kanceri në Shqipëri/ Në vitin...

Rreth 8 mijë persona të prekur nga kanceri në Shqipëri/ Në vitin 2025 priten 7% më shumë raste të reja

Sëmundjet tumorale po bëhen gjithnjë e më shumë një kërcënim serioz për jetën e qytetarëve.

Sipas OBSH, e cila ka marrë në studim 115 shtete, argumenton se shtimi i rasteve të kancerit lidhet me plakjen e popullsisë, faktorët socialë-ekonomikë si dhe ekspozimin e njerëzve ndaj faktorëve të rrezikut, siç është pirja e duhanit, substancave narkotike, konsumimi i alkooli dhe obeziteti.

Por shifrat nuk janë alarmante vetëm për botën.

Në Shqipëri, gjatë vitit 2022 janë konstatuar rreth 8,000 raste të reja të individëve të prekur nga kanceri ndërkohë që vitin e ardhshëm pra në vitin 2025 pritet që të jenë 8,600 raste të reja në total.

Specifikisht, në vitin 2022 rreth 4,600 raste të identifikuara i përkisnin burrave dhe 3,400 grave.

 

Në vlerë absolute themi se vitin e ardhshëm pritet të jenë 3,670 gra dhe 4,930 burra të prekur nga kanceri.

Ndërkohë që në vitin 2025 pritet që të ketë një rritje me rreth 7% të rasteve të reja të kancerit për të dyja gjinitë.

Sa i përket jetëve të humbura nga kanceri në të gjithë botën, për 9.7 milionë persona kjo sëmundje ishte fatale përgjatë vitit 2022. Vdekshmëria ishte më e larë tek burrat, të cilët sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 1 në 9 prej tyre humbi jetën, ndërsa te gratë, raporti ishte 1 me 12.

Sipas OBSH kanceri i mushkërive, gjirit dhe zorrës së trashë, janë tre llojet e kancereve më të përhapura në mbarë botën.

“Jetë Plus”

Karta “Jetë Plus” ofrohet vetëm nga SIGAL UNIQA Group Austria.

Përmes këtij sigurimi mbulohen shpenzimet mjekësore në rast diagnostikimi me një sëmundje kritike, përfshirë edhe kancerin, dhe trajtimi në spitalet më të mira jashtë Shqipërisë.

“Jetë Plus” mbulon:

  • Trajtimin mjekësor të tumoreve malinje
  • Bypass të arterieve koronare
  • Ndërrimin dhe riparimin e valvulave të zemrës
  • Transplant i organeve dhe indeve të dhuruesve të gjallë (rastet e leuçemisë)
  • Neurokirurgjinë (ndërhyrje në kokë dhe në shtyllën kurrizore)

“Jetë Plus” mundëson gjithashtu:

  • Opinion të dytë mjekësor për diagnozën e identifikuar nga specialistët më me reputacion në atë fushë
  • Përzgjedhje të spitalit më të mirë për diagnozën e identifikuar
  • Limite të larta mbulimi, deri në 1 milion Euro
  • Mbulim të shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit nga fillimi deri në fund të trajtimit
  • Shpenzimet e të afërmit që shoqëron pacientin dhe shpërblim monetar për çdo ditë qëndrimi, deri në 60 ditë

Por kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon ofron edhe një tjetër siguracion, në trajtimin e sëmundjeve të tilla, kaq të rrezikshme dhe të kushtueshme, pa cënuar financat e asnjë familjeje.

“Sigurimi anti-Tumor”

Nëse i siguruari diagnostikohet me tumor malinj apo beninj në kokë, ky siguracion i ofron të siguruarit dëmshpërblim në masën e siguruar të cilën e ka zgjedhur vetë, që varion nga 5 mijë, 20, 50 apo deri në 500 mijë euro.

Privilegji i të pasurit Policën “Anti-Tumor” dhe dëmshpërblimi i menjëhershëm monetar, i siguron të siguruarit të organizojë dhe të bëjë me paratë që i ofrohen trajtimin që ai e mendon më të përshtatshëm ose të mbështesë familjen e tij në një moment kaq delikat”.

Polica “Anti Tumor” ka një çmim në varësi të moshës dhe gjinisë të të siguruarit.

Benefitet e policës “Anti Tumor”:

  • Kualifikohesh menjëherë nëse nuk je diagnostikuar më parë me tumor malinj dhe as nuk po trajtohesh aktualisht
  • Zona e mbulimt është e pa limituar
  • Skemë që pranon në sigurim çdo individ deri në 80 vjeç
  • Shuma monetare që zgjedh i siguruari akordohet menjëherë pas diagnositikimit.
  • Opinion i dytë mjëkësor për çdo diagnozë të gjetur (jo vetëm tumoret malinje) dhe për të marrë mendim të specializuar për mënyrën më të avancuar të trajtimit;

Sigurimi shëndetësor është një aspekt kritik i ruajtjes së mirëqenies dhe sigurisë suaj financiare ndaj paraprijini çdo surprize duke qenë i siguruar. 

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat