15.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarr në një ndërtesë në Ferizaj, 10 persona të plagosur

Zjarr në një ndërtesë në Ferizaj, 10 persona të plagosur

Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar pas shpërthimit të një zjarri në një ndërtesë kolektive në Ferizaj.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Sipas policisë së Kosovës, nëntë persona dhe një zjarrfikës kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një ndërtesë kolektive. Në vend ngjarje kanë dal njësitet e zjarrfikësve, njësitet policore dhe ato emergjente. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë qytetar dhe një zjarrfikës. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, thuhej në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë, krahas të lënduarve ka edhe dëme të mëdha materiale.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet.

LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës nga zjarri dhe tërmeti, një temë sa e rëndësishme aq edhe aktuale

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat