16.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRikthehet dëbora/ Reshje të dendura në Veri dhe Juglindje të vendit

Rikthehet dëbora/ Reshje të dendura në Veri dhe Juglindje të vendit

Reshjet e dendura të dëborës kanë mbërthyer veriun dhe juglindjen e Shqipërisë.

Më të dendura reshjet kanë qenë në lartësitë në 1200 m mbi nivelin e detit, ku në diza zona trashësia ka arritur në disa cm.

Raportohet se në akset Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth ka patur rënie gurësh e inertesh nga shpatet, të cilat janë pastruar nga kompanitë mirëmbajtëse të rrugëve.

Në aksin Bogë-Theth bora vazhdon të bjerë me intensitet të lartë, ndaj po punohet me dy borëpastruese për të mbajtur rrugën të hapur.

Në juglindje tëv endit, në afërsi të Bigëllit në Dardhë trashësia ka arritur në 10-15 cm.

Aksi rrugor është i kalueshëm pa probleme ndërkohë që reshje dëbore të dendura ka patur edhe në fshatrat e Devollit të Sipërm, Sinicë, Qytezë, Arrze, Nikolice.

Reshje bore ka pasur edhe në zonën e Shtyllës së Vithkuqit por trashësia nuk ka qenë më e madhe se 5 cm.

LEXO EDHE: Me “AutoSOS”, makina juaj e mbrojtur në çdo moment, pa u shqetësuar për vendndodhjen apo orën

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat