17.5 C
Tirana
Saturday, July 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet100 destinacionet më të vizituara në botë për 2023, ja qyteti që...

100 destinacionet më të vizituara në botë për 2023, ja qyteti që kryeson

“Euromonitor International” publikoi listën e tij vjetore të 100 destinacioneve më të vizituara në botë për vitin 2023.

Raporti krahasoi qytetet duke përdorur 55 cilësi në gjashtë kategori, duke përfshirë infrastrukturën e turizmit, shëndetin dhe sigurinë, qëndrueshmërinë, performancën turistike etj.

Analiza e “Euromonitor International” përfshin gjithashtu një renditje të 10 qyteteve globale më të vizituara bazuar në numrin e mbërritjeve ndërkombëtare.

Udhëtimet ndërkombëtare kanë vazhduar shtyjnë një rimëkëmbje të fortë në 2023-shin me 38% rritje për sa i përket numrit të udhëtimeve, të parashikuara për të arritur në 1.3 miliardë deri në fund të vitit”, thuhet në raport.

New York ishte i vetmi destinacion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që hyri në listën e 10 më të mirëve të Euromonitor International.

“Big Apple” regjistroi 11 milionë vizitorë, në rritje prej 24% nga 2022-shi.

Stambolli ishte qyteti numër 1 për ardhjet ndërkombëtare në vitin 2023. Sipas raportit, qyteti regjistroi 20.2 milionë vizitorë, në rritje prej 26% nga viti 2022.

Qendra historike e Stambollit është një zonë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ajo është shtëpia e disa ndërtesave dhe strukturave, të tilla si ‘Hagia Sophia’, ‘Pallati Topkapi’, ‘Muret e Kostandinopojës’ dhe më shumë.

Sipas “National Geographic”, koha më e mirë për të vizituar Stambollin është në pranverë ose në vjeshtë, prill deri në maj dhe shtator.

Londra u rendit në vendin e dytë me 18.8 milionë ardhje ndërkombëtare në vitin 2023. Kryeqyteti i Anglisë regjistroi një rritje prej 17% krahasuar me vitin 2022.

LEXO EDHE: “Anullim Udhëtimi” vetëm nga SIGAL UNIQA/ Tani mund të planifikoni më herët pushimet tuaja pa u trembur nga të papriturat

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat