Një zjarr në kabinë elektrike në një lagje qendrore të Tiranës i përballi banorët edhe një herë me një realitet, që në Tiranë nuk është më thjesht teorik: pamundësinë e ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës.
Banesat, në pamundësi ndërhyrjeje fizike të specialistëve të zjarrfikjes në kohën e duhur, mbeten të vetme përballë flakëve. Rasti i djeshëm në “Ali Demi” ishte vetëm ngjarja e radhës.
Çfarë duhet ditur nga perspektiva e sigurimeve?
Këto janë ato rastet kur siguruesi merr vërtetë një risk të lartë. Vështirësia e qarkullimit të zjarrfikëseve në lagje dhe në zona të tëra të Tiranës është e pranishme. E megjithatë siguruesit, të paktën sigurimet bazë për banesat, zjarr-tërmet, i pranojnë kudo.
Kompani si Sigal, në sigal.al, madje, e pranojnë edhe online sigurimin e shtëpisë. Siguruesi merr përsipër riskun e zjarrit aksidental, në rastin e banesave, pa kushte diskriminuese të lidhura me karakteristikat urbane.
Për lagjen ku ndodhi ngjarja, një banesë 100 m2, me limit mbulimi të cilën e zgjedh vetë klienti, (marrim shembull 18 milionë lekë, si vlerë e përafërt tregu), nëse sigurimi bëhet online në sigal.al dhe nëse përzgjidhet vetëm paketa bazë, marrja në sigurim kushton vetëm 9 mijë lekë në vit.
Për vetëm 9 mijë lekë në vit, në rast dëmi të plotë, shkrumbim tërësor të banesës, pronari do të kompensohej sipas legjislacionit dhe kontratës me siguruesin, deri në 16.2 milionë lekë (90% e totalit të shumës limit) brenda 14 ditëve pune.
T’ia rinisësh me 16.2 milionë lekë cash është më mirë se t’ia nisësh nga zero, andaj sigurimi i banesave nga zjarri është përherë një vendimmarrje e zgjuar.




