26.5 C
Tirana
Monday, May 25, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRasti tragjik i zjarrit në fabrikën e skafeve në Durrës dhe tre...

Rasti tragjik i zjarrit në fabrikën e skafeve në Durrës dhe tre sigurimet që duhen njohur

Një emigrant ekonomik nga Bangladeshi humbi jetën në një magazinë të prodhimit të motoskafeve në Durrës.

Nga raportimet e para për Sigurime.Online, prona e magazinës ka qenë e siguruar dhe pas plotësimit të dosjes së dëmit.

Siguruesi pasi të vlerësojë përputhshmërinë e kontratës siguruese do ta dëmshpërblejë dëmin në pronë. Rasti konkret ka siguruar vetëm njerën pjesë të aseteve, në funksion të përdorimit si barrë hipotekore për një kredi bankare.

Rikthimi në aktivitet i këtij biznesi, të paktën për dëmet në pronë, për pjesën e siguruar, do të jetë më i lehtë falë përfitimeve nga polica e sigurimit.

Mirëpo dëmi në këtë magazinë ishte shumëpërmasor, jo vetëm në pronë. Aty pati dëme shëndetësore dhe jetë njerëzish.

Në raste si këto dy janë sigurimet e tjera shtesë që duhen njohur:

  1. Sigurimi nga aksidentet personale
  2. Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta

Personi që humbi jetën dhe punonjësi që u lëndua ishin punonjës të kompanisë.

Kjo do të thotë se do të duhej të ishte kryer edhe sigurimi nga aksidentet personale, në mënyrë që të aktivizohej mbulimi i sigurimit për trajtimin e personit të lënduar dhe për dëmshpërblimin e trashëgimtarëve ligjorë të punonjësit që humbi jetën.

Sigurimi ndaj palëve të treta, për çdo dëm që dëmi aksidental u shkakton edhe të tretëve, në pronë apo shëndet, në këtë rast nuk aktivizohet.

Sigurimi nga aksidentet garanton si përfitime deri në 5 milionë lekë dëmshpërblime për trashëgimtarët ligjorë të punonjësit që humb jetën nga aksidenti, ose proporcionalisht për çdo paaftësi të përhershme ose të përkohshme, të plotë ose të pjesshme, sipas dokumenteve mjekësore.

Vetëm 9-12 mijë lekë në vit, në varësi të pozicionit për punonjës, ky sigurim garanton amortizimin e përmasës financiare të humbjes apo dëmtimit shëndetësor të punonjësve në familjet e tyre ndaj Sigurime.Online prej kohësh apelon nevojën që çdo kompani të sigurojë pronën, përgjegjësinë dhe aksidentet për punonjësit e saj, si shenjë përkujdesi dhe përgjegjshmërie.

Nga ana tjetër Sigurime.Online apelon që, në mënyrë që dëmshpërblimi të jetë sa më i plotë, duhet që edhe sigurimi të jetë i plotë, me asetet e plota, jo vetëm në funksion të barrës hipotekore për kredi bankare. Në këtë mënyrë, sigurimi i pronës aktivizohet me mbulimet e tij vetëm për pjesën konkrete që është përzgjedhur për t’u siguruar, që ndoshta në raport me dëmin total, real, mund të jetë vetëm një pjesë.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat