11.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarr afër Bazës Detare të Pashalimanit

Zjarr afër Bazës Detare të Pashalimanit

Një vatër zjarri ka rënë në zonën e Pashalimanit, në Himarë, ditën e djeshme.

Zjarri është përhapur me shpejtësi në zonën e pyllit përreth bazës detare të Pashalimanit duke rrezikuar këtë të fundit.

U desh të ndërhynin Forcat Ajrore me mjete të posaçme, përfshirë edhe hedhjen e ujit nga ajri me helikopter.

Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet që baza detare fatmirësisht nuk është prekur nga zjarri dhe se po punohet nga zjarrëfikësit si dhe Forcat Ajrore për shuarjen e plotë të vatrës masive së zjarrit.

Nuk kemi informacion zyrtar në lidhje me sigurimin e bazës detare, nëse është e siguruar apo jo në ndonjë nga kompanitë e sigurimeve në vend. Nëse do të ishte, për çdo dëm që mund ti ndodhte në rast zjarri, do të mbuloheshin nga kompani e sigurimit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat