22.5 C
Tirana
Tuesday, April 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident tek “Uji i Ftohtë”, ndërron jetë 75-vjeçari

Aksident tek “Uji i Ftohtë”, ndërron jetë 75-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku si pasojë e përplasjes nga një automjet, një 75-vjeçar ka mbetur i vdekur.

Drejtuesi i automjetit që përplasi të moshuarin mësohet së është një djalë 35-vjeçar, i cili është shoqëruar nga polici në komisariat.

Nuk ka ende informacion nëse drejtuesi i automjetit ka qenë i pajisur me leje drejtimi dhe siguracionin e makinës. Në rast aksidenti, polica e sigurimit TPL, e detyrueshme për çdo drejtues automjetesh, mbulon dëmet materiale dhe shëndetësore që i shkaktohen palës tjetër, në këtë rast të moshuarit që humbi jetën.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 07:50, në lagjen “Ujë i Ftohtë” në rrugën e unazës, automjeti tip BMV me drejtues shtetasin K.I ka goditur aksidentalisht këmbësorin Q. L., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal në gjende të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin K.I., 35 vjeç, banues në Vlorë, me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me aksidentin.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat