11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shkurt 2024

Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shkurt 2024

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi mëngjesin e sotëm raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shkurt 2024.

Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – shkurt 2024 kapën vlerën 3,565 milionë lekë, ose 8.14% më shumë se në janar – shkurt 2023.

Gjatë muajit janar – shkurt 2024, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 204,626  me një rritje prej 9.41% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu vijon të jetë i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.28% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.72% dhe risigurimi me 0.003%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.64% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.36% të totalit të tregut.

Sipas AMF, gjatë muajit janar – shkurt 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,286 milionë lekë, ose 19.03% më shumë se në periudhën  janar – shkurt 2023.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar – shkurt 2024 arritën rreth 2,045 milionë lekë, ose 9.76% më shumë se në periudhën  janar – shkurt 2023.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën  janar – shkurt 2024, pati një rritje prej 11.24% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 11.00% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në periudhën  janar – shkurt 2024 pati një ulje prej 1.59% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 21.93% krahasuar me periudhën  janar – shkurt 2023.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën  janar – shkurt 2024, pati një rritje 7.23% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën  janar – shkurt 2023. Edhe numri i kontratave u rrit me 9.19%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar – shkurt 2024 arritën rreth 1,520 milionë lekë, 6.04% më pak se në periudhën  janar – shkurt 2023. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rritje me 0.52% krahasuar me periudhën  janar – shkurt 2023.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar – shkurt 2024, patën një rrit me 4.58%  kundrejt muajit janar – shkurt 2023.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar – shkurt 2024 siguruan mbi 646 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 65.54%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 25.87% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar – shkurt 2024, vihet re një rritje prej 18.49% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 2.89% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën  janar – shkurt 2023.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar – shkurt 2024, arritën në rreth 268 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 21.26% në krahasim me periudhën  janar – shkurt 2023.

Ndërkohë, primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar – shkurt 2024, arritën rreth 311 milionë lekë, ose 12.09% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shfletoni raportin e plotë duke klikuar KËTU.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat