16.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVitet kalojnë, besimi i qytetarëve dhe bizneseve rritet/ SIGAL UNIQA, emri më...

Vitet kalojnë, besimi i qytetarëve dhe bizneseve rritet/ SIGAL UNIQA, emri më i madh në sigurimet e detyrueshme dhe vullnetare

Autoriteti i Mbikqyrjes ka publikuar raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-qershor 2023.

Sipas raportit në fjalë, parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 45.05% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 54.95% të totalit të tregut.

Por cila është kompania e sigurimit më e madhe dhe më e besuar në sigurimet e detyrueshme dhe ato vullnetare?

Me 21.18% të tregut në sigurimet e detyrueshme dhe me 39% në ato vullnetare, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania më e madhe dhe më e besuar nga shqiptarët.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Shërbimi në kohë dhe profesional ndaj klientëve, pagimi i drejtpërdrejtë i dëmeve dhe produktet novatore që sjell vazhdimisht në treg (Jetë Plus, TeleShëndet, AutoSOS, Sigurimi anti Tumor etj) janë disa prej shumë arsyeve pse SIGAL UNIQA mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.

Kësaj kompanie i është besuar prona, shëndeti, automjeti dhe gjithçka tjetër që prej vitit 1999. Ndërsa që nga ajo kohë SIGAL UNIQA është rritur dhe ka evoluar, por një gjë ka mbetur e njëjtë: përmbushja e detyrimeve kontraktuale dhe pagimi i miliona eurove dëmshpërblime çdo vit.

Pas këtij suksesi qëndron një ekip drejtues me vizion e perspektivë të qartë për të përqafuar zhvillimet e kohës si dhe një armatë e tërë prej mbi 2400 punonjësish e agjentësh në të gjithë degët e kompanisë që janë aty për t’u shërbyer klientëve në çdo kohë.

LEXO EDHE: 50% të tregut mes 8 kompanive/ Shqiptarët i besojnë pronën SIGAL UNIQA-s

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat