24.5 C
Tirana
Tuesday, April 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet50% të tregut mes 8 kompanive/ Shqiptarët i besojnë pronën SIGAL UNIQA-s

50% të tregut mes 8 kompanive/ Shqiptarët i besojnë pronën SIGAL UNIQA-s

Të jesh në treg prej vitit 1999 dhe të zotërosh 50% të tregut ku operojnë 8 kompani është tregues i besimit të madh që qytetarët kanë tek ty.

Po flasim për SIGAL UNIQA Group Austria, të cilës vijon ti besohet prona më shumë se çdo kompanie tjetër sigurimi në Shqipëri.

Sipas raportit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF) mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-qershor 2023, në Sigurimet e Pasurisë SIGAL UNIQA mbetet zgjedhja numër 1 e qytetarëve apo bizneseve që duan të sigurojnë pronat e tyre.

Stabiliteti financiar, profesionalizmi, novacioni në produkte dhe pagesa në kohë e dëmeve bëjnë që edhe sot, pas 25 vjetësh, SIGAL UNIQA të jetë emri më i madh për ti besuar banesën, vilën, biznesin e çdo pronë tjetër.

Potencalin e saj financiar kjo kompani e tregoi mbi të gjitha pas tërmeteve të vitit 2019 ku pagoi mbi 16 milionë euro dëme duke bërë të mundur që klientët e saj të vijonin jetën normalisht, pa u shqetësuar për kostot që do të kishte rindërtimi.

Pa harruar Teatrin Skampa në Elbasan dhe Kinema Millenium në Korçë, të cilat u rikthyen në gjendjen e mëparshme pavarësisht zjarreve të fuqishme që i rrënuan thuajse totalisht.

Por mos harrojmë edhe lehtësitë që kjo kompani ofron për klientët e saj, siç është edhe mundësia e blerjes online Sigurimit të Shtëpisë apo Biznesit.

Prej kohësh, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri vjen me një mundësi fantastike duke i mundësuar secilit aksesimin direkt në siguracionin që i nevojitet pa qenë nevoja të dalë nga shtëpia apo vendi i punës, po mbi të gjitha një mundësi për të ulur ndotjen në mjedis duke përdorur kanalet digjitale.

Siguracioni në dorën tuaj” është slogani që simbolizon perfekt atë çfarë ofron sot për të gjithë klientët SIGAL ONLINE.

Mjafton të hyni në www.sigal.com.al dhe mund të blini Sigurimin e pronës suaj, shpejtë, thjeshtë dhe sigurt.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat