11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreJo vetëm mesazhe zanore, WhatsApp sjell mundësinë e re

Jo vetëm mesazhe zanore, WhatsApp sjell mundësinë e re

WhatsApp njoftoi këtë të premte se tashmë përdoruesit e aplikaciojnit përveç opsioneve të deritanishme do të kenë mundësi që të përdorin edhe një risi të re.

Mark Zuckerberg ka njoftuar se tashmë mund të regjistrohen dhe të shpërndahen mesazhe video të shkurtra direkt në chata.

Video mesazhet janë një mënyrë për t’iu përgjigjur bisedave në kohë reale dhe për të thënë atë që dëshironi në 60 sekonda. Besojmë se ato do të jenë një mënyrë argëtuese për të ndarë momente ose për të dhënë lajme të mira. Në praktikë, funksioni është një evolucion i mesazheve zanore të cilat, kanë ndryshuar mënyrën se si njerëzit komunikojnë falë mundësisë për të ndarë zërin shpejt dhe në mënyrë të sigurt”, shpjegoi Zuckerberg.

Dërgimi i një mesazhi video është si dërgimi i një mesazhi zanor. Thjesht klikoni për të kaluar në modalitetin e videos dhe mbajeni për të regjistruar. Ju gjithashtu mund të rrëshqitni lart për të ngrirë dhe regjistruar video automatikisht.

Videot do të luhen automatikisht në bisedë pa zë.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat