10.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVijon rritja e frikshme e shifrave në Kosovë/ 4 viktima nga Covid...

Vijon rritja e frikshme e shifrave në Kosovë/ 4 viktima nga Covid dhe mbi 2100 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të mërkurën (18 gusht) se kanë humbur jeten katër persona te infektuar dhe janë regjistruar 2.110 raste te reja me koronavirus.

Aktualisht raste aktive në Kosovë janë 12.159. Sipas njoftimit, në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe 130 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 106.408.

Kosova e ka nisur procesin e imunizimit në muajin mars. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë 622.068 doza të vaksinës.

Deri më 18 gusht 215.329 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Më herët, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka thënë se në spitalet e përgjithshme në Kosovë si dhe në klinikat për trajtim të koronavirusit, janë të shtrirë 575 pacientë, prej tyre 468 me koronavirus.

Sipas SHSKUK-së, 29 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 418 po trajtohen me oksigjenorapi.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka thënë të martën se më 18 gusht do t’i propozojë Qeverisë së Kosovës masa të reja për luftim të pandemisë, si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Ai ka thënë se kufizimet e reja do të përfshijnë orar të kufizuar të bizneseve të gastronomisë, meqë shpërndarja më e madhe e virusit ka thënë të jetë pasojë e organizimeve në ambiente të mbyllura.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka thënë se rastet pozitive me SARS CoV-2 janë në rritje në mënyrë rapide me variantin Delta i cili është dominant.

Autoritetet kanë ftuar qytetarët që të zbatojnë masat rigoroze të ndërmarra bashkë me masat tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, si dhe t’i përgjigjen fushatës së vaksinimit./REL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat