8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreRaporti i KLSH: Ilaçet në Shqipëri të pakontrolluara

Raporti i KLSH: Ilaçet në Shqipëri të pakontrolluara

Përgjatë vitit 2020 Agjencia e Barnave nuk ka ushtruar asnjë kontroll për cilësinë e ilaçeve që hyjnë në Shqipëri. Gjetjet janë paraqitur në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në material thuhet se Institucioni për një periudhë rreth 11 muaj nuk ka kryer analiza të barnave të cilat importohen/prodhohen në vend, lëndëve të para farmaceutike, barnave sipas sondazheve në treg etj.

Madje në raport thuhet se kjo situatë nuk garanton sigurinë dhe cilësinë e kërkuar të barnave të ofruara në treg.

Aktualisht në këtë sektor punojnë 18 persona ndërsa shpenzimet në laborator kanë shkuar në 26. 3 milionë lekë

Por problem janë konstatuar edhe në të shkuarën.

Numri më i lartë i analizave në laborator i përket vitit 2014, me 498 analiza.

E pas kësaj gjithçka ka shkuar në rënie me 195 analiza në vitin 2015 duke përfunduar me 88 në 2019 dhe në zero në vitin 2020

“pra për rreth 11 muaj nga ky laborator nuk janë kryer më analiza barnash”, nënvizohet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në fakt kjo situatë përkon me transferimin e laboratorit edhe për shkak të tërmetit, por audituesit shprehen se ky veprim është bërë i pa studiuar pasi mungesa e analizave në afatgjatë ka ndikime të rëndësishme në ruajtjen e shëndetit.

“Numri i analizave të kryera gjatë vitit 2019 i cili përkon edhe me procesin e transferimit të laboratorit paraqitet me një numër mjaft të vogël analizash gati 13.6% e analizave të kryera në vitin”, thuhet në raport.

Problematika lidhur me numrin e ulët të analizave të kryera është evidentuar edhe në auditimin e vitit 2019 ku thuhet se institucioni ka kryer vetëm 12% të barnave që duhej të realizonte.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat