9.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet118 vdekje nga aksidentet në 7 muaj, 34% më shumë se në...

118 vdekje nga aksidentet në 7 muaj, 34% më shumë se në 2020

Numri i aksidenteve dhe fataliteteve si pasojë e tyre u rrit në 7 muajt e parë e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020-s në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, në harkun e muajve janar-korrik, humbën jetën 118 persona nga 88 në të njëjtën periudhë të vitit paraardhës duke u rritur me 34 për qind.

Në rritje vijoi edhe numri i personave të aksidentuar, ku sipas INSTAT në 7-mujorin e parë u aksidentuan 1,050 qytetarë nga 824 në të njëjtën periudhë të vitit 2020. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 27,2 për qind të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 20,5  për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në shtatëmujorin e 2021, aksidentet rrugore, në 15,7 për qind të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Numri i më i madh i aksidenteve ka ndodhur në Tiranë, me gati 40 për qind të aksidenteve në rang vendi, ndërsa pas saj renditet Lezha.

Lirimi i masave kufizuese si dhe shtimi i qarkullimit të automjeteve si pasojë e ardhjes së emigrantëve dhe turistëve të huaj duket se kanë ndikuar në shtimin e aksidenteve dhe vdekjeve si pasojë e tyre.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat