10.5 C
Tirana
Tuesday, March 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Spektakël në Vlorë, Partizani fiton Ligën Unike në basketboll për femra

VIDEO/ Spektakël në Vlorë, Partizani fiton Ligën Unike në basketboll për femra

Vajzat e klubit të basketbollit Partizani janë kampione të Ligës Unike për femra.

KB Partizani mposhtiFlamurtarin e Vlorës me shifrat 72:61 (17:13, 25:20, 14:10, 16:18).

Për vajzat e Partizanit ky ishte trofeu i parë i Ligës Unike, ndërsa në edicionin e kaluar kampione u shpall Prishtina.

Basketbollistja më e dalluar te Flamurtari ishte Samra Omerbasic me 16 pikë e 14 kërcime, kurse te Partizani më të mirat ishin Hanna Brych me 11 pikë e 11 kërcime dhe Jomyra Mathis me 22 pikë.

MVP e turneut u shpall Hanna Brych, kurse pesëshja më e mirë e turneut ishte Sarah Mgbeike e Prishtinës, Aulona Muhadri e Bashkimit, Sophia Jackobsson dhe Samra Omerbasic të Flamurtarit dhe Lasonja Edwards e Partizanit.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari ka vlëresuar faktin që ky kompeticion në vitin e tij të dytë është organizuar në Shqipëri dhe në Vlorë duke uruar edhe skuadrën fituese.

Vlerësime dhe nga organizatorët si kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe shefi i Klubit shumëportësh Klevis Kaso, të cilët gjithsesi vlerësuan faktin që ky kompeticion erdhi në Vlorë pikërisht në prag të 100 vjetorit të klubit “Flamurtari”.

Kujtojmë se fitues për vendin e tretë u shpall ekipi i Bashkimit të Prizrenit, i cili triumfoi përballë Prishtinës në shifrat 68-63.

LEXO EDHELiga Unike/ Ponari: Interesante që diçka e tillë të ndodhte edhe në futboll

FINALJA E PLOTË:

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat