13.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO - "Për të pirë një kafe"/ Gruaja me BMW luksoze tenton...

VIDEO – “Për të pirë një kafe”/ Gruaja me BMW luksoze tenton të korruptojë policin rrugor, arrestohet

Brenda 48 orëve janë arrestuar pesë drejtues mjetesh, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore në Tiranë.

një ndër to ka qenë edhe një grua e cila u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ajo ka tentuar t’i japë punonjësit të policisë 20 mijë lekë, për të vazhduar punën e saj, por përfundoi nën pranga.

Në video shihet kur 39-vjeçarja numëron paratë, ndërkohë që polici i kërkon letrat e makinës.

Kur ajo ia jep lekët së bashku me lekët, polici thotë: “Më jep vetëm letrat“. Ndërkohë që tregon para kamerës së policisë 20 mijë lekëshin ryshfet.

Polici: Po këto për çfarë mi dhe?

A.K: Për të pirë një kafe.

Polici: Këto jo, letrat e mjetit dhe siguracionit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat