19.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMjegulla si ‘mur’/ Aksidenti zinxhir në Itali, përfshihen 100 automjete. Humb jetën...

Mjegulla si ‘mur’/ Aksidenti zinxhir në Itali, përfshihen 100 automjete. Humb jetën 43-vjeçari shqiptar

4 aksidente të ndryshme në një shtrirje prej 5 kilometrash, njëri prej tyre masiv, ndërsa tjetri fatal, e që i kushtoi jetën një shqiptari.

Të paktën 100 automjete të përfshira dhe me dhjetëra të plagosur.

Ky është bilanci i situatës së krijuar një ditë më parë në autostradën A22, mes Reggiolo dhe Capri.

Viktima ka mbetur Luçjan Marku43 vjeç, banues në Torrile të Parmës.

Shqiptari, i cili ishte në drejtimin e një kamioni, humbi jetën pasi u përplas me një tjetër kamion.

Gjithçka nisi pak para orën 08:00 të mëngjesit të së hënës. Autostrada e mbuluar nga një mjegull që mediat fqinje e përshkruajnë si “mur”, e shndërroi rrugën në një grackë për shoferët.

Aksidentet shkaktuan një kaos të vërtetë paraditen e djeshme, duke i detyruar autoritetet që ta mbyllnin autostradën për disa orë.

LEXO EDHE: “Pasaporta” e çdo makine/ Karton Jeshil nga SIGAL UNIQA, zgjedhja numër 1 e shqiptarëve. Mbi 1,3 miliardë Lekë dëme të paguara

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat