11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVendet që duhen vizituar gjatë 2024-ës/ CNN Travel zgjedh edhe Shqipërinë

Vendet që duhen vizituar gjatë 2024-ës/ CNN Travel zgjedh edhe Shqipërinë

Turizmi ndërkombëtar pati një rritje të jashtëzakonshme përgjatë vitit 2023 dhe ky trend, sipas ekspertëve, pritet të vazhdojë edhe këtë vit.

Përveç destinacioneve të famshme, viti 2024 do të jetë për turistët viti i aventurave dhe eksplorimit të vendeve të panjohura.

CNN Travel ka përzgjedhur 24 vende që duhen vizituar për këtë vit dhe mes destinacionve më të mira renditet edhe Shqipëria.

E vendosur në bregdetin e Adriatikut midis Greqisë dhe Malit të Zi, është për t’u habitur, nënvizon CNN Travel, se si Shqipëria nuk ka qenë një destinacion popullor më parë. Çmimet e lira kanë tërhequr një numër rekord italianësh të cilët u dyndën në të gjitha qytetet bregdetare gjatë kësaj vere.

Gjatë 2024, pritet edhe hapja e një aeroporti të ri në Vlorë, i cili do t’i lehtësojë udhëtimet në plazh.

Por Shqipëria, sipas CNN, ka shumë më tepër sesa bregdeti i saj. Vendi ka një kulturë të pasur, duke përfshirë historinë e krishterë dhe myslimane, me qendra historike në qytete si Berati dhe Gjirokastra, si dhe peizazhe malore mahnitëse, siç është Thethi.

Në Shqipëri, sugjeron CNN Travel, keni mundësi të admironi edhe parkun e parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, Vjosa.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat